24 Prill 2024

Ligji i Trepçës, mundësi e re apo sfidë

Mitrovicë, 10 nëntor - Aleanca Kosovar e Bizneseve (AKB) dhe Komuna e Mitrovicës,  organizojnë konferencën me temë \"Ligji i Trepçës, mundësi e re apo sfidë!\" e cila do të mbahet sot në ndërtesën e administratës komunale  në Mitrovicë.

Kjo konferencë mbahet në kuadër të  Javëve të Biznesit Kosovar 2016, ku do te diskutohen çështjet  ne aspektin ekonomik, social dhe politik dhe  gjate përfundimit te kësaj konference nga te gjithë do te nxjerrin  konkluza dhe rekomandime qe do te ju adresohen institucionet vendore.

Javët  e Biznesit organizohen për 14 vite me radhë në Kosovë që ka qëllim kryesor të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve Kosovare, të stimulojë Bizneset vendore, të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijojë ambient të favorshëm për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.

Të ftuar janë Përfaqësues nga Kuvendi, Përfaqësues të institucioneve  vendore dhe ndërkombëtare, tëinstitucioneve universitare, të Kombinatit Trepça, të Bizneseve vendore , përfaqësues të shoqërisë civile si dhe mediat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)