29 Mars 2024

Kryeministri Kurti vizitoi Trepçën

Prishtinë, 20 maj - Sot, në Mitrovicë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrat në detyrë, atë të Ministrisë së Ekonomisë, znj. Rozeta Hajdari dhe të Financave e Transfereve, Besnik Bislimi takuan punëtorët e Trepça Sh.A. ku përveç diskutimeve të përhershme për rivitalizimin e Trepçës, u kumtua edhe lajmi për ekzekutimin e pagesave të 1280 punëtorëve.

Delegacioni i Qeverisë u mirëprit nga anëtarët e Bordit të Përkohshëm të "Trepça Sh.A", menaxhmenti i ndërmarrjes, përfaqësues të minierave me flotacion Stan Tërg, Artanë e Kishnicë, dhe përfaqësues të Sindikatës.

Qeveria e Kosovës është duke punuar që problemet sociale të ndërmarrjes të tejkalohen sa më parë dhe që të fokusohemi tek aspekti zhvillimor.

Kryeministri Kurti ka thënë se Trepça është organizatë e punëtorëve, pasuri kombëtare por edhe industri prodhuese.

"Roli i kësaj ndërmarrjeje është përtej ekonomik. Është edhe historik dhe shtetndërtues. "

"Tash është koha kur ne do të punojmë në ide konkrete në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe të horizonteve të saj. Trepça do të jetë pjesë e pakos së dytë fiskale të rimëkëmbjes ekonomike", ka deklaruar Kurti.

Qeveria e Kosovës ka pranuar falënderime nga punëtorët për seriozitetin dhe interesin e saj të treguar ndaj kësaj ndërmarrjeje e cila në të kaluarën është keqpërdorur e shfrytëzuar. Kjo Qeveri është e përkushtuar që të rimëkëmb këtë ndërmarrje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)