20 Prill 2024

KRU Prishtina për 3 muaj 470 shkyçje, mbi 1000 lëndë te përmbaruesit privat

Prishtinë, 10 prill - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar sërish të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se nga 25 janari 2018, ka filluar me masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Me shkyçje po përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Brenda tre muajve, janë realizuar mbi 470 shkyçje nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, janë vizituar mbi 2500 konsumatorë borxhlinj dhe janë dërguar te përmbaruesit privat rreth 1000 lëndë të konsumatorëve që nuk janë të rregullt ndaj shërbimeve të ujësjellësit.

Për këtë akcion, KRU ”Prishtina” sh.a. ka angazhuar  50 ekipe të shkyçjes.

Në shkyçje janë të përfshira tetë komunat në të cilat operon KRU ” Prishtina” sh.a.si : Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth.

Aksioni do të vazhdojë deri në fund të vitit 2018. Borxhi total i konsumatorëve ndaj KRU”Prishtina” sh.a. është rreth 50 milion euro.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)