20 Prill 2024

Kosto e ndërtimit në Kosovë u ngrit për 0.6 për qind

Prishtinë, 11 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2017.

Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) në TM3 2017 u ngrit për 0.6%, krahasuar me TM2 2017.

Ngritjet më të madhe ishin te kategoritë: materiale (1.1%), ku ngritja u vërejt me shumë të nën-kategoritë: materialet hidro-sanitare (5.2%) dhe materialet  ndërtimore (0.9%).

Ngritja u neutralizua me rënien e kostos te kategoritë: makineria (-2.8%); energjia (-2.3%) dhe kostot e tjera (-0.1%).

Ndërkaq, krahasuar me TM3 2017 me TM3 2016, Indeksi i Kostos së Ndërtimit kishte ngritje në një mesatare prej 2.3%. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt të kategoritë: transport (16.7%); materialet (2.7%) dhe kostot e tjera (1.7%).

Ngritja u neutralizua me rënien e kostos te: makineria (-2.1 %) dhe energjisë (-0.5%).




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)