25 Qershor 2018

Kosto e Ndërtimit në Kosovë regjistron rënie prej 0.7 për qind

Prishtinë, 11 qershor  - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Kostos së Ndërtimit” (IKN) për tremujorin e parë (TM1) të vitit 2018.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati një rënie prej (-0.7%) në tremujorin e parë (TM1 2018), krahasuar me TM4 2017.

Rënie më të madhe kishin kategoritë: energjia (-4.9%) dhe materialet (-1.0%). Kurse, një ngritje e lehtë u vërejt te: makineritë 0.7% dhe kostot e tjera 0.5%.

Ndërkaq, krahasuar TM1 2018 me TM1 2017, Indeksi i Kostos së Ndërtimit kishte ngritje  me një mesatare prej 0.6%. Ngritja e indeksit u vërejt kryesisht te kategoria e materialeve prej 1.0%.

Ndërsa, kategoritë që kishin rënie ishin: makineria (-2.2%) dhe energjia (-1.4%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Qershor 2018  - Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi Inject, organizon tryezën me temë 'Si ta parandalojmë dhunën ekonomike?', ku edhe do të prezantohet Iniciativa për Ndryshimin e Ligjit për Familjen, gjegjësisht saktësimi i dispozitave ligjore në lidhje me ndarjen e pasurisë së përbashkët bashkëshortore. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Komuna e Gjilanit dhe organizata “Let’s Do It Kosova' te mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizojn aksion pastrimi në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” në Gjilani. (Para teatrit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës  së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma 'Skënderbeu’, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes,  në Ferizaj, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojn takimin iniciues për nisjen e programimit të programeve kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.06/L-072 për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e viziton Komunën e Klinës ku do te takohet me Kryetarin Komunës, drejtorët dhe asamblistët. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj takohet me familjarë  të dëshmorëve, biznese lokale, persona nga fusha e artit, sportit, muzikës, OJQ, etj, të Komunës së Klinës. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 15:00)