02 Mars 2021

Kosto e ndërtimit në Kosovë pësoi rënie për 0.1 për qind

Prishtinë, 9 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2020.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pësoi rënie për 0.1% në tremujorin e dytë TM2 2020, krahasuar me TM1 2020.

Rënie më të madhe kishin transportet (-4.0 %); energjia (-1.8 %); dhe kostot e tjera (-0.8%).

Rënia e çmimeve u neutralizua, kryesisht me ngritjen e çmimeve te makineritë (0.5%) dhe te materialet (0.2%).

Ndërkaq, krahasuar TM2 2020 me te njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM2 2019), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pësoi rënie për (-1.3%).

Rënia e indeksit kryesisht u vërejt te kategoritë: pagat (-3.3 %); materialet (-1.6%); dhe energjia (-1.0%).

Ndërsa ngritje pati te: transporti (8.0%); makineritë (1.7%); dhe kostot e tjera (0.2%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Mars 2021

- U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 - mediat të marrin pamje nga ky takim)

- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.  (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, ora 11:00)  

- Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021. (Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi, ora 12:00)