24 Prill 2024

Kosto e ndërtimit në Kosovë ngritët për 0.2 për qind

Prishtinë, 13 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Kostos së Ndërtimit” (IKN) për tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2016.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) në tremujorin e katërt (TM4) 2016 u ngrit për 0.2%, krahasuar me TM3 2016.

Ngritjet më të mëdha ishin te kategoritë: materialet (0.1%); makineritë (0.7%); dhe kostot e tjera (1.3%). Kurse, kategoria e energjisë kishte një rënie prej (-1.6%).

Kurse, krahasuar me TM4 2015, Indeksi i Kostos së Ndërtimit në TM4 2016, kishte ngritje me një mesatare prej 0.1%.

Ngritja u vërejt kryesisht te kategoritë: makineritë (4.1%); kostot e tjera (1.0%); energjia (0.8%); dhe materialet (0.5%). Ndërsa, transporti kishte rënie prej (-16.7%).


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)