19 Tetor 2018

Kosova përfiton nga Gjermania 8 milionë euro grant për Mënjanimit të Ujërave të zeza

Prishtinë, 13 qershor - Qeveria e Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, e përfaqësuar nga Banka Zhvillimore Gjermane (KfW), sot nënshkruan Marrëveshjen Financiare të grantit për projektin “Mënjanimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore - FAZA V”

Në prezencën e ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave Bedri Hamza në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe nga udhëheqësi i zyrës së KfW René Eschemann në emër të Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, gjithashtu prezentë në këtë takim ishin edhe kryeshefat e Kompanive Regjionale të Ujësjellësve të Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës.

Ministri Bedri Hamza gjatë takimit the se jam shumë i lumtur që sot ne si Qeveri e Kosovës nënshkruam marrëveshjen “Mënjanimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore - FAZA V” më konkretisht për Prizrenin, Pejën dhe Gjakovën me Qeverinë Gjermane e cila si çdo herë tjetër edhe sot po dëshmon se është partner kyç për vendin tonë.

Ai gjatë takimit tha se Gjermania ka dhënë për Kosovën 86 milionë euro, ku 50% e tyre janë në formë të granteve, ndërsa kjo është Marrëveshje e cila e ngrit shumën e marrëveshjeve që janë në formë të grantit, kontribut financiar pa kthim, pra para falë. Nga këto 86 milionë 50% me marrëveshjen që nënshkruam sot janë grante, donacione të institucioneve të Gjermanisë, gjë për të cilat e falënderojmë ambasadorin, institucionet gjermane dhe taksapaguesit gjerman që po kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Është faza e V për investime në fabrikat e këtyre qyteteve për trajtimin e ujërave të zeza, të cilat fabrika janë ndërtuar me ndihmën e Qeverisë Gjermane përmes granteve. Andaj, sot marrëveshja po nënshkruhet për të avancuar më tutje këto investime të bëra deri më tani.

Kjo marrëveshje ka të bëjë me vendosjen e kamerave nëpër rrjete për këto Komuna për identifikimin e nevojave për investime, dhe pastaj këto të dhëna vendosen në sistemin GIS (Sistemin Informativ Gjeografik), ku në të ardhmen, me investim tashmë të zotuar të Qeverisë Gjermane, do të mundësohet edhe ndarja e ujërave të zeza nga ujërat atmosferikë.

Edhe një herë falënderoj Qeverinë Gjermane si dhe popullin gjerman, ku përmes taksave të tyre ne sot po realizojmë projekte të cilat janë të lidhura drejtpërsëdrejti me popullatën e Kosovës, si dhe Komunat dhe Kompanitë Rajonale të Ujësjellësve në fjalë të cilat janë treguar partnerë serioz për implementimin sa më të shpejtë të këtyre projekteve.

Ndërsa ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, tha se të gjitha fondet e dhëna nga Gjermania për trajtimin e ujërave të zeza janë në formë të granteve dhe se Gjermania do vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë sektor.

Mbetemi të angazhuar dhe do të vazhdojmë me mbështetjen për trajtimin e ujërave të zeza në shumën prej 8 milionë euro sepse këto projekte kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe për ambientin dhe natyrën. Të gjitha fondet e dhëna nga Gjermania për trajtimin e ujërave të zeza janë në formë të granteve dhe zbatohen nëpërmjet KfW-së.

Kurse udhëheqësi i zyrës së KfW, René Eschemann, tha se ky projekt ka ndikim më të madh për qytetarët sesa furnizimi me ujë.

Kemi investimet që kanë mbërri në 41 milionë euro, në tri qytetet fabrikat për trajtimin e ujërave të zeza janë në proces të zbatimit dhe këto 8 milionë do të përdoren për rehabilitime tjera shtesë. Ndikimi i këtyre projekteve duket më pak për qytetarët por ndikimi real është më i madh sesa furnizimi me ujë tha ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 tetor 2018

- Oda e Fizioterapeutëve të Kosovë organizon ditë e dytë të Kongresit e I-rë Ndërkombëtar të  Fizioterapisë në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës mirëpret një ekspozitë me titull "Studio Alix: një shekull fotografi të Pireneve", e propozuar nga shoqata franceze "Écrits de lumière". (Aleanca Franceze në Prishtinë, rruga Lah Nimani, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, merr pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës së Banimit Social në Malishevë. (Lagjja Mirëdita në Malishevë, ora 14:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban nesër (e shtune) takim me strukturat drejtuese të degëve të Nismës në Malishevë, Suharekë dhe Rahovec. (Restaurant Bimi 3 në Malishevë, ora 15:00)

- Kuratori i ekspozitës, fotografi francez Loïc Chauvin, specialist i fotografisë shqiptare, do të organizojë një masterclass rreth historisë së fotografisë shqiptare për studentët dhe fotografët. (Kino Armata, ora 16:00)

- Në edicionin e Festivalit Ballkanik të pjekjes dhe promovimit të rakisë, 'Rakia Fest', mbahet tribunë shkencore 'Rakia si mundësi e rritjes se mireqenjes se ekonomive familjare në viset e pasura me pemë. Investimet në funksion të joshjes së popu tës rurale për prodhimin artizanal të rakisë'. (Etnokompleksit të fshatit Kukaj, ora 12:00)