26 Maj 2018

Kosova dhe Shqipëria prezantojnë resurset minerale

Prishtinë, 16 maj - Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) organizon konferencën ndërkombëtare me temë “Sektori minerar dhe resurset minerale në Kosovë dhe Shqipëri”.

Qëllimi i konferencës është prezantimi aktual i industrisë minerare në vend, sikurse hulumtimi, shfrytëzimi, përpunimi i resurseve minerale në Kosovë dhe Shqipëri.

Pastaj do te prezantohen edhe legjislacioni, politikat minerare, mundësitë për zhvillim në të ardhme si dhe investimet minerare sfida apo mundësi?!

Në këtë pikë u krijohet mundësi për paraqitjen e ideve përmes prezantimeve, ndërmarrjeve minerare vendore dhe të huaja dhe institucioneve tjera relevante.

Po ashtu përmes prezantimeve mund të shfaqen vlerësime apo idetë për rrjedhat aktuale minerare në nivel global, regjional dhe lokal, me theks të veçantë investimet në sektorin minerar të Kosovës dhe Shqipërisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Maj 2018

- Komisioni për Rekrutim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës organizon mbajtjen e testit kualifikues për kandidatet të cilët kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në gjykatat Themelore të Kosovës. (Hapësirat e Akademisë Policore në Vushtrri, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në kuadër të Takimit të Evropës Juglindore “Love Your Neighbor”, të organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. (Hotel Plaza, Tiranë, ora 10:30)

- Instituti ATOMI organizon ceremonin e shpërbilimit të më të mirëve të Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaro. (Salla e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)