26 Shkurt 2021

Konsumimi i prodhimeve vendore mbështet prodhuesit vendorë

Prishtinë, 15 maj - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, priti në takim punë prodhuesit e qumështit të përfaqësuar nëpërmjet, kryetarit të Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, Milazim Berisha, drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, Ardian Purrini, kryetarit të Shoqatës së Industrisë së Qumështit, Gani Durmishaj dhe anëtarit të Bordit të Shoqatës së Industrisë së Qumështit, Lulëzim Aliu.

Ata e njoftuan Kryeministrin në detyrë Kurti dhe ministrin në detyrë Bislimi për specifikat dhe kapacitetet e industrisë e të prodhuesit vendor të qumështit.

Kjo industri ka rreth 2500 punëtorë në zinxhirin prodhues, kurse mbi 3000 punëtorë në atë të shpërndarjes. Për fat të keq, kjo është prej industrive më të prekura nga pasojat e COVID-19, për shkak të cilave është duke vepruar vetëm me 30% të kapaciteteve të saj. Përfaqësuesit e prodhuesve të qumështit bënë thirrje për përkrahjen e prodhuesve vendorë duke i konsumuar prodhimet e tyre.

Kryeministri në detyrë theksoi se përkrahja e prodhimeve vendore është pjesë integrale e programit të Qeverisë sikurse edhe i zotimeve elektorale, dhe iu bashkëngjit thirrjes për blerjen dhe konsumimin e prodhimeve vendore si parim por edhe si nevojë për mbështetje të prodhuesve vendorë në kohë pandemie.

Mbështetja e këtyre prodhueseve nëpërmjet konsumimit të prodhimeve vendore është shumë e rëndësishme, sidomos në kohë pandemie. Ata do ta kenë vëmendjen e institucioneve Qeverisëse gjatë hartimit dhe zbatimit të pakos së dytë ekonomike, atë të rimëkëmbjes.

Gjatë takimit po ashtu u diskutua edhe për format tjera të përkrahjes së prodhuesve vendor nga Qeveria dhe mundësitë e reja që mund të krijohen në tregun e kësaj industrie gjatë dhe pas rimëkëmbjes ekonomike

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)