28 Mars 2024

Komuna dhe USAID ndërtojn parqe në Arbëri dhe Taukbahçe

Prishtinë, 6 korrik - Kryetari i Komunës së Prishtinës, prof. Dr. Isa Mustafa dhe drejtori i Iniciativës për Komuna Efektive (IKE)-program i USAID-it, Randy Repola, nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e dy parqeve në lagjet “Arbëria” dhe “Taukbahçe”, për të cilin projekt IKE ka ndarë fonde në vlerë prej 90 mijë dollarësh.

Kryetari Mustafa me këtë rast tha se “çdo ndihmë që na ofrohet nga programet e USAID janë të nevojshme dhe të pranueshme, dhe ne jemi ne partneritet edhe me zyrën ndërlidhëse të  Komisionit Evropian por edhe me organizata dhe vende të tjera për bashkëpunim dhe zbatimin e projekteve edhe në fushat tjera”.

Ndërkaq Randy Repola drejtori i programit  Iniciativa për Komuna Efektive tha se USAID-i do të vazhdojë të bashkëpunojë me Komunat e Kosovës në përgjithësi, për t’i ndihmuar ato që të funksionojnë në përputhje me ligjin për vetëqeverisjes lokale si dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve.

“USAID-i po vazhdon me programe te qeverisjes lokale, në muajin tetor do të fillojmë me programe në të cilat ne gjithashtu do të jemi të gatshëm për avokim”, tha Repola.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar, IKE-ja do të kryej të gjitha veprimet për implementimin e këtij projekti, kurse Komuna e Prishtinës do të sigurojë mirëmbajtjen dhe qëndrueshmërinë e projektit pas përfundimit të implementimit.

Ndërtimi i këtyre dy parqeve pritet të bëhet së shpejti, dhe  ato do të jenë në shërbim të një numri të kryeqytetasve të të gjitha komuniteteve.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)