28 Shkurt 2020

Kompanitë e drurit nga Kosova me mision në Belgjikë

Prishtinë, 13 maj - Kompanitë e përpunimit të drurit nga Kosova do të marrin pjesë në Mision në Bruksel, Belgjikë më 15, 16 dhe 17 maj 2019. Ky mision në Belgjikë do të shërbejë si urë lidhëse për bizneset kosovare me tregun e huaj në Belgjikë dhe rajon, dhe me bizneset e Diasporës në identifikimin e mundësive investuese dhe eksportuese të produkteve dhe shërbimeve nga Kosova.

Produktet dhe shërbimet e bizneseve kosovare kanë pasur një rritje të bujshme në vitet e fundit. Sektorë të shumtë të industrive në Kosovë kanë përmirësuar ndjeshëm kapacitetet e tyre të prodhimit dhe cilësinë e produkteve, dhe shumë kompani tani eksportojnë në vende të ndryshme të botës. Prodhuesit e mobiljeve të Kosovës kanë bërë hapa të mëdhenj në vitet e fundit, me avancimin e fabrikave të tyre si dhe në kualifikimin e punëtorëve, të cilët kan rol kyç në cilësinë e produkteve. Cilësia e produkteve dhe llojëllojshmëria e tyre janë rritur, duke çuar këto kompani në zgjerimin e tregjeve dhe eksportit. Prodhuesit e mobiljeve të Kosovës tani eksportojnë në shumë vende të botës si në Gjermani, Holandë, Zvicër, shtete të rajonit dhe më gjerë.

Kjo vizitë do të ndihmojë pesë kompani përpunuese të drurit që janë Ciao Berto, Candeo, Albed, Elnor dhe Shehu për t'u lidhur me tregjet e huaja dhe për të identifikuar mundësitë e investimeve dhe eksportit për produktet e tyre me cilësi të lartë. Krijimi i rrjeteve në mes të Kosovës dhe kompanive të Diasporës do të ndihmojë në qëndrueshmërinë e ekonomisë së Kosovës, të mbështesë zgjerimin e bizneseve kosovare nëpërmjet lidhjeve të tregut me tregjet e huaja, duke përfshirë edhe bizneset e Diasporës.

Ky mision është organizuar nga USAID EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Sida dhe Ambasadën e Kosovës në Belgjikë, në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesëve të Drurit të Kosovës.

Projekti pesëvjeçar i USAID-it, EMPOWER Sektori Privat, i cili financohet edhe nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, është angazhuar që nga korriku i vitit 2014 për ta stimuluar krijimin e vendeve të punës në shkallë të lartë, duke e ngritur aftësinë konkurruese të firmave kosovare në sektorët e gatshëm për zhvillim të veshmbathjeve, përpunimit të drurit, TIK-ut, energjisë së ripërtëritshme, turizmit dhe përpunimit të metaleve. Deri më sot, ky projekt ka krijuar mbi 4239 vende të reja të punës në mbarë Kosovën, me plane për t’i krijuar gjithsej 5000 vende të reja të punës deri në janar të vitit 2020.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 shkurt 2020  - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Komunës se Pejë, Gazmend Muhaxherinë. (Ndërtesa e Komunës së Pejës, ora 9:30)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Myftiun Naim Tërnava. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:20 - vetëm pamje)

- Instituti EPIK, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur do të jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “IPA III”. (Hapësirat Shtëpisë së Europës, përball Zyrës së BE-se, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali” në Pejë. (Objekti i shkollës se mesme të arteve “Odhise Paskali”, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnav dhe  Dr. Mirza As Saeg shefi i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh ë edhe anëtar i Fondacionit Al Maktoum nga Dubai do të mbajnë konferencë për shtyp. (Sëiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet e mbledhja e 26-të e legjislacionit te VI-të Kuvendit Komunal të Istogut. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e fillore “Asdreni” në Pejë. (Objekti i shkollës 'Azdreni' në Pejë, ora 10:20)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Vetingu në Kosovë: Si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë?”. (Qendrën e Konferencave Orion, ora 10:30)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani merrë pjesë në zbulimin e shtatores së Majlinda Kelmendit në Pejë. (Pejë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 12:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim protestuesit e Trepçës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30 - vetëm pamje)

- NISMA Socialdemokrate, shënon 6 vjetorin e themelimit të partisë. (Hotel Emerald, ora 17:30)