02 Mars 2021

Klubi i Prodhuesve reagon ndaj bllokimit të prodhimit në komunat në karantinë

Prishtinë, 13 prill - Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) ka reaguar ndaj ndalimit të lëvizjes së mallrave dhe të punëtorëve të cilët janë në qytetet në komunat në karantinë në Kosovë. 

"Ju bëjmë thirrje Qeverisë në detyrë të Kosovës, por edhe ministrive në linjë, Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike që sa më parë të nxjerrin një udhëzim/vendim ku do të bëjnë sqarimin e të gjitha paqartësive të cilat e pengojnë lëvizjen e të lartpërmendurve", thekson KPK.

KPK e vlereson kritike që vendimi të vije sa më parë, pasi që shumë ndërmarrje janë të bllokuara dhe ju është pamundësuar lëvizja e punëtorëve dhe mallrave në të gjitha komunat të cilat janë në karantinë.  

Klubi i Prodhuesve e kupton gjendjen aktuale dhe sfidën për ta mbajtur gjendjen pa panik dhe izolimin sa më të shpejtë të virusit COVID-19, mirëpo kërkon mos kufizimin e lëvizjes për të gjithë punëtorët e sektorit të prodhimit, dhe ju bën thirrje të gjithëve që ky sektor të mbrohet dhe të mbështetet tash më shumë se asnjëherë më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Mars 2021

- U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 - mediat të marrin pamje nga ky takim)

- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.  (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, ora 11:00)  

- Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021. (Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi, ora 12:00)