28 Mars 2024

Kërkesa për naftë në botë do të shtohet në 7.1 milionë fuçi në ditë

Houston, 12 mars - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë raportoi në Houston të ShBA-së mbi perspektivën e tregut të naftës.

Sipas këtij njoftimi thuhet se në 5 vitet e ardhme, kërkesa për energji në Azi do të jetë shumë e lartë.

Në mbledhja e "CERAWeek" mbajtur po atë ditë në Houston, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Fatih Birol tha se pavarësisht shenjave të ngadalësimit të ekonomisë globale, kërkesa aziatike për energji është më e lartë, me Kinën si vendi i rëndësishëm konsumator të energjisë.

Sipas parashikimeve, deri në vitin 2024, kërkesa për naftë në botë do të shtohet 7.1 milionë fuçi në ditë.

Sipas raportit, vitet e fundit, vëllimi i naftës dhe gazit të shistit argjilor të prodhuar në ShBA do të ngrihet në mënyrë të pandërprerë.

Sipas parashikimeve, ShBA-ja do të bëhet vend eksportues i naftës së përpunuar në vitin 2021. Sipas parashikimeve, në 5 vitet e ardhme, vëllimi i naftës së prodhuar në ShBA do të zërë 70% të naftës globale dhe vëllimi i gazit 75% të prodhimit global.

Sipas këtij raporti, problemi i mbrojtjes së mjedisit mbetet një nga sfidat e mëdha, për të cilën kërkohet vëmendje e duhur e ndërmarrjeve energjike.

Duhet të forcohen investimet në teknologji dhe novacion, duhet të përmirësohet procesi i prodhimit të energjisë, të pakësohet lëshimi i gazit të dëmshëm dhe të shtohet përdorimi i energjive diellore, të erës dhe energjive të tjera të pastra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)