04 Mars 2021

Kërkesa globale për naftë ka një ulje prej 4,9 milion fuçi në ditë

Oslo, 27 mars - Për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri (Covid-19) në vitin 2020 parashikohet të ketë një rënie rreth 5% të kërkesës globale për naftë, thotë “Rystad Energy” me seli në Norvegji.

“Rystad Energy”, korporata me seli në Norvegji për kërkime të pavarura në fushën e energjisë, ka bërë të ditur se në vitin 2020 ajo parashikon një ulje prej rreth 4,9% në krahasim me 2019 në kërkesën e naftës në nivel global për shkak të epidemisë Covid-19.

Korporata norvegjeze deklaron se ka një ulje prej 4,9 milion fuçi në ditë në kërkesën botërore për naftë krahasuar me vitin e kaluar dhe ajo pret që kërkesa ditore të jetë rreth 95 milionë fuçi në ditë.

Vitin e kaluar kërkesa ishte 99,9 milion fuçi në ditë dhe rënia e fortë e kërkesës për naftë do të shënohet në prill të vitit 2020, me një ulje prej 16 milion fuçi (rreth 16%), parashikon kompania norvegjeze.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Mars 2021

 - Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (Ndërtesa e BQK-së, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021. (selia e KQZ-se, ora 11:00) 

- Me rastin e ndarjes nga jeta të Enver Krasniqi, Prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sistemi prokurorial organizon mbledhje komemorative. (Amfiteatri i ndërtesës të ish-Rilindjes, ora 11:00)

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me shoqatat e bizneseve. (Ndërtesa e BQK-së, ora 14:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Dogana e Kosovës organizon konferencë për shtyp ku do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë dy muajt e parë të vitit 2021 dhe luftimi i kontrabandës dhe informalitetit në muajt e fundit. (Drejtoria e doganës në lagjjen Emshir, ora 14:00)   

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)