14 Gusht 2018

Kanadezët të interesuar për investime në sektorin minerar të Kosovës

Prishtinë, 25 prill - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka  prituri sot një delegacion të Korporatës Minerare ‘Trevali’ nga Kanadaja, të drejtuar nga presidenti dhe kryeshefi ekzekutiv i saj, Mark D. Cruise, e cila është e specializuar në sektorin e minierave, e në veçanti atë të zinkut.

Ministri Lluka ka njoftuar z. Cruise me resurset minerare që ka Kosova dhe mundësitë për investime në këtë sektor, duke theksuar angazhimin e Qeverisë për të krijuar një mjedis sa më të favorshëm për investimet e jashtme.

Nga ana e tij, Cruise ka prezantuar aktivitete momentale të kompanisë që drejton në Kanada dhe Afrikë, ndërsa ka shprehur interesimin për sektorin e minierave të Kosovës.

Cruise ka bërë të ditur se nga prezantimet të cilat i ka parë në Konventën e PDAC në Toronto të Kanadasë ku ishte prezent edhe Ministri Lluka, kanë ngjallur interesimin e tij për këtë sektor në Kosovë.

Ai theksoi se Korporata Minerare ‘Trevali’, është prodhuesi i 8-të më i madhi në botë i zinkut, dhe e specializuar në minierat e vjetra, të cilat i kanë revitalizuar dhe i kanë bërë ekonomikisht të leverdishme.

Interesimi i z. Crusie tregon qe vizita e Ministrit Lluka në Toronto dhe kërkesa e tij për të sjell sa më shume investime nga Kanadaja në Kosove, kishte zgjuar interesim edhe për delegacionin kanadez të kësaj korporate të madhe.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2018 - Lëvizja Vetëvendosje hap dyert e zyrës së saj për të pritur bashkatdhetarët që kanë ardhur në sezonin e pushimeve në Kosovë. (Selia e VV-së, Arbëri, ora  10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen Ilazi në Livoç të Ulët. (Fshati Livoç të Ulët, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të mbajë fjalë rasti në mbledhjen komemorative të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”- Fakulteti i Mjekësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës pas ndarjes nga jeta të profesorit Mujë Shala. (Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen e Shaban Zahirit. (Fshati Livoç të Ulët, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Junaid Chndrigar për herë të parë në Ballkan do prezantojë në edicionin 9 të Festivalit të filmit te animuar Anibar. (Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 14:00)

- Ushtruesi i Detyres se Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit në komunën e Klinës. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)