15 Maj 2021

Jep dorëheqje ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bordit të Trepçës

Mitrovicë, 19 nëntor - Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bordit të ndërmarrjes "Trepça", Hysen Vrajolli, ka dhënë dorëheqje, pas grevës së minatorëve e cila ka nisur të mërkurën.

"Pas ngjarjeve që kanë ndodhur në Trepçë kam paraqitur dorëheqjen”, ka thënë , Vrajolli.

Që nga mëngjesi, minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” kanë hyrë në grevë brenda minierës, Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, Gani Osmani, nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

Ai tha se me gjithë paralajmërimin e Qeverisë se janë ndarë 1 milion euro për Trepçën, ato nuk janë alokuar në xhirollogarinë e ndërmarrjes dhe punëtorët nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor.

“Për momentin janë 200 minatorë brenda minierës. Ata janë ndarë në horizonte dhe kanë thënë se nuk do të dalin nga greva derisa t'i marrin pagat”, tha Osmani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Maj 2021 - Nga pika kufitare Morinë deri në Bajgorë do të bëhet përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm i cili do të ketë 6 automjete në shoqërim te cilat do të jenë me një gjatësi maksimale 75 m. (Pik kufitre Morinë - Vërmicë, ora 00:10)

- Vazhdon vaksinimi i personave të moshës mbi 65 vjeç me vaksinën anti-Covid. (Salla 1 Tetori, ora 8:00)

- BP Home Invest, së bashku me fabrikën InstaBuilt mbajnë konferencë për media lidhur me nisjen e kontingjentit te parë të shtëpive modulare për në SHBA. (Fabrika InstaBuilt - rruga Prishtinë Vushtrri afer fshatit Llazarevë, ora 11:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Salla 1 Tetori, ora 12:00)