13 Prill 2021

Java e Industrisë mbahet për herë të parë në Kosovë

Prishtinë, 25 mars - Këshilli Evropian i Investitorëve (EIC), në bashkëpunim të ngushtë me DG Grow dhe Zyrën e BE / EUSR në Kosovë ka organizuar për herë të parë një ngjarje lokale nën Javën e Industrisë të BE.

Të pranishëm në takim ishin Zëvendës Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë / EUSR Riccardo Serri, Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës Jeton Zulfaj, Thomas Heinemeier nga DG Tregu i Brendshëm, Industria, Sipërmarrja dhe NVM-të, Kryetari i Bordit te EIC Z. Visar Ramajli dhe anëtarët e tjerë të EIC që përfaqësojnë industri të ndryshme.
    
Në fjalën e tij hyrëse, Kryetari i Bordit të EIC, Visar Ramajli, gjithashtu CEO i KIVO LLC, theksoi rëndësinë e pranimit të EIC në ditët e industrisë së BE 2021.

Ai vuri në dukje se propozimi i EIC për "Konkurrencën e BE në peisazhi konkurrues global " është ndër të vetmit nga shoqatat e biznesit të Ballkanit Perëndimor që është përzgjedhur për t'u mbështetur nga DG Grow.

Në fjalën e tij, Serri vuri në dukje se Ditët e Industrisë të BE-së janë ngjarja kryesore vjetore e Evropës në industri duke shërbyer si platforma kryesore për të diskutuar sfidat industriale dhe për të zhvilluar përgjigjet e politikave.

Angazhimi i Kosovës në rrugën evropiane si dhe politika e saj e fortë tregtare dhe marrëdhëniet e investimeve me Bashkimin Evropian do ta ndihmojnë Kosovën në tranzicionin drejt një ekonomie më të gjelbër dhe dixhitale.

Në anën tjetër, Thomas Heinemeier nga Drejtori i Brendshëm i Tregut, Industrisë, Sipërmarrjes dhe NVM-ve në Komisionin Evropian përgëzoi punën e EIC në organizimin e "Javës së Industrisë 2021" për herë të parë në Kosovë.

Heinemeier ndau perspektivën e Strategjisë së Industrisë të BE-së mbi rëndësinë e Rritjes së konkurrencës ekonomike të Kosovës në epokën pas Covid-19.

Ndërkohë, nga sektori bankar Znj. Eriola Bibolli vuri në dukje ndikimin e pasojave Covid 19 në ekonominë e Kosovës dhe ajo ndau sugjerime në emër të sektorit bankar.

Për më tepër, fjala iu dha përfaqësuesve të sektorit të prodhimit Kujtim Gjevori (PowerPack) dhe nga sektori i TIK znj. Diellëza Gashi (ASSECO) të cilët gjithashtu ndanë perspektivën e tyre mbi aftësinë konkurruese në TIK dhe sektorët e prodhimit.

Emrush Ujkani vazhdoi me mbajtjen e fjalëve përmbyllëse dhe falënderimin e të gjithë pjesëmarrësve për kontributin e tyre në takim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Prill 2021

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Basri Maksuti për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve të votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Rolling Film Festivali i cili organizohet nga OJQ Roma Versitas Kosovo dhe Romawood mban konferencën për media. (Kino Armata, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Fondi i Sfidave të Kosovës organizon eventin online për shpalljen e thirrjes së parë për shprehje interesi, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues. (Platforma Zoom, ora 11:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Partia Liberale Egjiptiane do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me te drejtën e tyre të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit Serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit. (Gjykata Kushtetuese, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me një studim hulumtues për qytetarët kosovar që vizituan Shqipërin dhe Malin e Zi, si pasojë e kufizimit dhe mbylljes në Kosovë e që këto patën pasoja ekonomike dhe financiare për vendin tonë. (Zyret e AKB-së, ora 13:30)