24 Qershor 2018

Ish punonjës të BMW dhe Apple prezantojn Makinen Byton

New York, 8 janar - Ish punonjës të BMW dhe Apple shfaqën për publikun makinën e tyre elektrike, me të cilën pretendojnë që të ndryshojnë pikëpamjen e njerëzve për automobilin.

Makina Byton, kroskoti i së cilës është një ekran gjigant me prekje, synon që të ndryshojë rrënjësisht atë që pritet nga pjesa e brendshme e makinës.

Në letër, Byton nuk matet dot me performancën e rivalit Tesla, por ndërtuesit e saj thonë se nuk ishte ky qëllimi.

Kompania e re kërkon që t’i bëjë njerëzit të interesonte për fuqinë dixhitale të mjetit me katër rrota dhe jo kuajt fuqi. Carsten Breitfeld, shefi i kompanisë, tha se ideja e tyre është që të nxjerrin në treg makinë e parë vërtetë të zgjuar.

Veç ekranit gjigant në kroskot, makina ka një ekran me prekje në timon dhe pas sediljeve me qëllimin që të transferojë jetën sociale online të njerëzve nga shtëpia apo celularët në makinë. Automjeti elektrik është pajisur me sensorë për autonomi të nivelit 4 që teorikisht lejojnë shoferin të dremisë rehat, ndërsa makina udhëton drejt destinacionit.

Gjithsesi, rregulloret ende nuk e lejojnë këtë, kështu që për momentin makina do të prodhohet me nivelin 3 të autonomisë, që do të thotë se ecën vetë, por shoferi duhet të qëndrojë vigjilent e të mos hutohet pas ekranit të madh dhe lukseve të tjera që automjeti ofron.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Qershor 2018

- Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi Inject, organizon tryezën me temë 'Si ta parandalojmë dhunën ekonomike?', ku edhe do të prezantohet Iniciativa për Ndryshimin e Ligjit për Familjen, gjegjësisht saktësimi i dispozitave ligjore në lidhje me ndarjen e pasurisë së përbashkët bashkëshortore. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës  së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma 'Skënderbeu’, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes,  në Ferizaj, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojn takimin iniciues për nisjen e programimit të programeve kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e viziton Komunën e Klinës ku do te takohet me Kryetarin Komunës, drejtorët dhe asamblistët. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj takohet me familjarë  të dëshmorëve, biznese lokale, persona nga fusha e artit, sportit, muzikës, OJQ, etj, të Komunës së Klinës. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 15:00)