17 Korrik 2018

Iraku fton kompanitë e jashtme për kërkime për naftë dhe gaz

Bagdad, 27 nëntor - Qeveria e Irakut i ka ftuar kompanitë e jashtme të energjisë për të konkurruar për të drejtën për kërkime për naftë dhe gaz në hapësirat kufitare afër Iranit dhe Kuvajtit.

Në deklaratën e mbrëmshme, Ministria e naftës e Irakut thotë se tetë territore ofrohen në jug dhe në lindje të këtij vendi, së bashku me një fushë të naftës, e cila gjendet në ujërat territoriale irakiane në Gjirin Persik.

Ministria, mëtutje, theksoi se zyrtarët qeveritarë për këtë çështje do ta mbajnë një konferencë për gazetarë gjatë ditës së sotme për t’i shpallur detajet e tjera lidhur me ofertat për eksplorime në këto fusha

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Korrik 2018 - Përkujtohet 20 vjetori i rëniës se dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bashkim Kerolli dhe Adem Ademi. Te vendi i quajtur Rrasa e Zogut të kufiri Shqipëri - Kosovë, ora 10:00 - nisja behet nga fshati Polac, ora 8:00) 

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të shqyrtohet projektligji për lirinë e asociimit në Organizata Joqeveritare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit te impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në fshatin Mramor. (Bregu lindor i Liqenit të Badocit pranë fshatit Mramor, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësues të projektit të GIZ-it gjerman dhe nxënës nënshkrues të peticionit për ngritjen e kapaciteteve në arsim. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të shqyrtohet projektligji për Produkte të Ndërtimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosvës organizon takim me delegacionin e organizatës prestigjioze “The Heritage Foundation”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 14:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/BE, së bashku me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, do të fillojë zyrtarisht procesin e digjitalizimit të shënimeve të dënimeve të vjetra në tërë Kosovën. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, me rastin e blerjes së automjeteve multi funksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë nga Qeveria e Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma Adem Jashari në Prishtinë, ora 16:00)