21 Korrik 2019

Investitorë privatë dëmtojnë tubin e Ujësjellësit 'Prishtina'

Prishtinë, 4 korrik - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina'  (KRUP) ka bërë të ditur se duke filluar nga “Pallati i Drejtësisë “, Fshati Amerikan dhe lagjja”Veternik” se aktualisht janë me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e mungesë së furnizimit me ujë të pijshëm gjatë kësaj periudhe sipas KRUP është dëmtimi i tubit PE=250mm me një gjatësi L=140 m, nga investitorë privat të cilët janë duke ndërtuar objekte kolektive në afërsi të Pallatit të Drejtësisë.

Inspekcioni Komunal tashmë është në vendngjarje dhe ka obliguar Investitorin që të marrë masa sa më shpejtë në sanimin e gjendjes së krijuar.

Deri më tash nuk ka asnjë lëvizje nga ana e tyre.

Natyra e dëmtimit të tubacionit të ujit do të jetë e vështirë për sanim në kohë të shkurtër.

"Kërkojmë ndjesë nga konsumatorët e zonave të lartëcekura, ku dëmtime të tilla nga investitorë privat janë bërë dukuri e përditshme dhe e pashmangshme, pa kurrëfarë përgjegjësie nga ana e tyre ndaj qytetarëve tanë dhe ndaj institucionit tonë."

"Kërkojmë nga të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike, të marrin prononcime dhe të kërkojnë përgjegjësi më shumë nga ana e Komunës së Prishtinës, për hir të qytetarëve", thekson KRUP.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 korrik 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Afër Teqes së Madhe të Halvetive, Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet dita e dytë e Prishtina Gastronomy Festival i cili ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit hap ofertat e shitjes se aseteve përmes likuidimit nr.49. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kampistët e Kampit Ndërkombëtar vizitojnë Muzeun Etnologjik. (Muzeu Etnologjik i Kosovës, Rruga “Zija Prishtina”, Prishtinë, ora 18:30)

- Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Animuar - Anibar orgsnizon ceremoninë mbyllëse, ku edhe do të bëhen publik fituesit e garave të katër kategorive. (Kinema e hapur në qënder të qytetit të Pejës, Kinemanë “Urban”, ora 20:00)