10 Gusht 2022

Inspektorët ndalojnë punimet në ndërtimin e një objekti banesor në Mitrovicë

Mitrovicë, 29 dhjetor - Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësiti në Mitrovicë, gjatë ditës së sotme kanë ndërprerë punimet në një objekt afarist banesor në rrugën “Marie Shllaku”, i cili është duke u ndërtuar pa leje ndërtimore nga komuna.

Me këtë rast, Inspektorët e Ndërtimit sot kanë vendosur shiritin përreth objektit afarist banesor dhe në rast të vazhdimit të punimeve do të merren masa në rrënimin e tërësishëm të objektit pa leje ndërtimore në afat prej 72 orëve.

Po ashtu ata kanë bërë të ditur se pala ka aplikuar për leje ndërtimore dhe në qoftëse i plotëson kriteret sipas planit urbanistik do t’i jepet leja për ndërtimin e këtij objekti.

Drejtori i Inspekcionit, Valon Brahimi, ka theksuar se inspektorët komunal do të jenë në mbikëqyrje të vazhdueshme të ndërtimeve të paligjshme në gjithë territorin e Komunës së Mitrovicës, andaj luten qytetarët që para fillimit të çdo ndërtimi të jenë të pajisur me leje ndërtimi, në të kundërtën, ndërtimi do të ndalohet nga inspektorët dhe do të merren masa ndëshkuese, sipas Ligjit për Ndërtim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)