20 Prill 2024

Industria përpunuese rritet për 3 për qind

Prishtinë, 23 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë” për tremujorin e tretë (TM3) 2016.

Kjo anketë me të dhënat që ofron, synon të paraqesë ecurinë në industri (B -nxjerrëse, C- përpunuese, D-Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Krahasuar tremujorin e tretë (TM3) me tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2016, ka pasur një rritje te Industria përpunuese prej 3.0%.

Derisa, rënie kishte në: sektorin për furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 20.3%; Industria Nxjerrëse (B) me 4.7%; si dhe Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) prej 2.2%.

Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2015), ka pasur një rritje te: Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 14.1%; Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 4.8%. Kurse, ka pasur rënie te: Industria përpunuese (C) me 13.9%; dhe Industria Nxjerrëse (B ) me 3.3%. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)