19 Prill 2024

Industria e naftës në vështirësi shkaku i rënies se çmimeve

New York, 16 dhjetor - Çmimi i naftës ra sërish pas një ngritjeje që pësoi pak kohë më parë me 56 dollarë për fuçi, më i lartë në 18 muaj.

Çmimi u rrit kur Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës OPEK, arriti një marrëveshje me vendet jo anëtare për të ulur prodhimin, si masë parandaluese për mbiprodhimin në shkallë botërore.

Por çmimi ra përsëri të mërkurën pas vendimit të Bankës Qendrore amerikanë për të rritur normën e interesit. Egziston shqetësimi se faktorë të tillë si mbiprodhimi dhe forcimi i dollarit, mund të çojnë në një tjetër rënie të çmimit naftës bruto.

Çmimi i naftës bruto ra pasi Banka Qendrore amerikane rriti normën bazë të interesit me 0.25 për qind, duke përmendur si arsye forcimin e ekonomisë.

Dollari u rrit duke e bërë naftën më të shtrenjtë për ato vende që përdorin monedhë tjetër. Sekretari i Përgjithshëm i OPEK-ut Mohammad Barkindo tha për “Zërin e Amerikës” se vendet anëtare të organizatës si dhe ato jo anëtare kanë kaluar nëpër situata të vështira vitet e fundit.

“Çmimet kanë rënë me të paktën 80 për qind. Me qindra kompani kanë falimentuar. Investimet në industri janë tkurrur në masë për të tretin vit me radhë”, thotë sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut Mohammad Barkindo.

Zyrtari i OPEK-ut thotë se në 2015 investimet u tkurrën me afërsisht 26 për qind në rang botëror, këtë vit pritet të tkurren në 22 për qind.

Situata sipas tij është e dëmshme jo vetëm për industrinë e naftës por edhe për ekonominë botërore në përgjithsi sepse po kërcënon furnizimin në të ardhmen.

“Të kesh tre vite jo ngadalsimi por tkurrje të investimeve si rezultat i çmimeve të ulta të të naftës është e dëmshme për ekonominë botërore ndaj dhe OPEC-u sëbashku me vendet partnere jo anëtare po punojnë të vendosin qëndrueshmëri në këtë treg.”

Eksportuesi kryesor i naftës Arabia Saudite, vend anëtar i OPEC-ut, ra dakord në 30 nëntor të shkurtojë prodhimin me 486 mijë fuçi në ditë, në përpjekje për të pakësuar mbiprodhimin që ka karakterizuar tregjet për dy vjet.

Të shtunën vendet prodhuese jo anëtare të OPEC-ut të udhëhequra nga Rusia, ranë dakord të reduktojnë prodhimin me 558 mijë fuçi në ditë, kontributi më i madh që kanë dhënë ndonjëherë vendet jo anëtare.

 Analistët thonë se vendosja e kufizimeve në prodhim do të ndihmojë në forcimin e industrisë së naftës vitin që vjen.

“Mund të shënojë një ndryshim thelbësor në tregun e naftës kryesisht në 2017. Është patjetër një çështje që i duhet kushtuar vëmendje. Por përpara se të entuziazmohemi duhet të shohim rezultatet”, thotë Chris Beauchamp, analist i tregjeve.

Sekretari i përgjithshëm i OPEK-ut, Mohammad Barkindo, thotë se industria e naftës ka ciklet e saj të rritjes dhe rënies, por cikli i tanishëm që ka nisur në nëntorin e 2014 është ndër më të rëndët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)