19 Mars 2024

Industria e çimentos preket rëndë nga rritja e kostove të energjisë në botë

Hani i Elezit, 8 gusht - Duke patur parasysh luhatjet e konsiderueshme të tregut që po shkaktohen nga zhvillimet gjeopolitike dhe nga kriza energjetike, fabrika për prodhimin e çimentos Sharrcem ka bërë të ditur se po i monitoron nga afër trendet dhe zhvillimet në Kosovë, për të ndërmarrë më pas masat e duhura.

"Rritja e shpejtë e kostove në tregun energjetik pasqyrohet në sfida me kostot dhe menaxhimin e rrezikut për sektorët që kanë më shumë nevojë për energji, sikurse është industria e prodhimit të çimentos", thekson Sharrcem.

Kjo ndikohet më tej nga fakti që fabrika Sharrcem varet nga furnizimi me energji dhe niveli i përballueshmërisë së kostove nga tregu i hapur energjetik ndërkombëtar.

Kjo rritje e paprecedentë e kostove mund të zbutet vetëm minimalisht me anë të përpjekjeve që po bën fabrika Sharrcem për të rritur efikasitetin dhe për të zvogëluar konsumin.

Fabrika për prodhimin e çimentos Sharrcem po përballet me këto sfida duke ndjekur politikë dinamike të çmimeve që të vazhdojë t'u shërbejë klientëve të vet, t’i vazhdojë operacionet dhe ta mbajë stafin në punë, duke i shtyrë përpara zotimet e veta në fushën e përgjegjësisë sociale korporative, pavarësisht klimës së pafavorshme aktuale të biznesit.

 Veç kësaj, fabrika Sharrcem mbetet e përkushtuar ndaj agjendës së vet të dekarbonizimit për të sjellë ndikim pozitiv tek komunitetet të cilave u shërben dhe në mjedisin ku vepron.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)