20 Shtator 2021

Indeksi i kostos së ndërtimit rritet për 6.3 për qind

Prishtinë, 8 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e dytë (TM2) 2021.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati një rritje për 6.3% në tremujorin e dytë (TM2) 2021, krahasuar me tremujorin e parë (TM1) 2021.

Rritje më të madhe kishte te: materialet (8.6%); pagat (0.8 %); kostot e tjera (0.7%); dhe makineritë (0.6%).

Derisa, rënie e çmimeve vërehet te energjia (-1.4%).

Ndërkaq, kur krahasohet TM2 2021 me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, TM2 2020,  indeksi i kostos së ndërtimit pati rritje për 12.1%. Kjo ngritje e indeksit, kryesisht u vërejt te: materialet (17.0%); energjia (5.9 %); makineritë (2.8%); kostot e tjera (2.1%); dhe pagat (0.6%).

Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen  e çmimeve te transporti (- 6.6%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2021 - Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Bardh.  (Fshati Bardh i Malishevë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Sejdullah Mahmuti për trajtim të pa
ndërgjegjshëm mjekësorë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën ndër të tjera do të    formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Senik. (Fshati Senik i Malishevë, ora 11:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Banjë. (Fshati Banjë i Malishevë, ora 13:00)

- The Balkan Forum organizon konferencën me temë “Jo regjimit të vizave: Koha për të vendosur qytetarët në rend të parë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)