19 Mars 2024

Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për  1.33 për qind

Prishtinë, 10 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për tremujorin e tretë (TM3 2017).

Për të bërë krahasime dhe për t'i vërejtur ndryshimet janë prezantuar të dhëna për tremujorët e tretë të viteve 2010-2017 dhe për vitin bazë 2010.

Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe në vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Prodhimet, që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.

Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve.

Në kuadër të prodhimeve blegtorale, çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë.

Në tremujorin e tretë të vitit 2017, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për  1.33%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016, kurse indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 0.99%.

Pra, indeksi i përgjithshëm  i prodhimeve bujqësore ka rritje për 1.13%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)