13 Prill 2021

IFC mbështet rimëkëmbjen e sektorit të prodhimtarisë në Ballkanin Perëndimor

Prishtinë, 16 mars - Anëtarja e Grupit të Bankës Botërore - IFC po lanson një platformë digjitale që do të rrisë lidhjet mes kompanive në Ballkanin Perëndimor dhe zinxhirëve rajonal dhe global të vlerave të shtuara, si pjesë e një përpjekjeje të IFC-së për krijimin e vendeve të punës dhe për mbështetjen e rimëkëmbjes ekonomike të rajonit nga pandemia e COVID-19.

E implementuar në partneritet me Sekretariatin Zviceran për Çështjet Ekonomike SECO, kjo iniciativë është pjesë e një programi këshillues të IFC-së në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, i cili pritet të lehtësojë financim prej 45 milionë dollarësh amerikanë për kompani prodhuese.

Këtu përfshihen edhe 5 milionë dollarë amerikanë në investime të huaja direkte dhe mbështetje për të rritur vendet e punës me vlerë të shtuar më të lartë.

COVID-19 ka shkaktuar presion mbi prodhuesit në mbarë Ballkanin Perëndimor dhe programi është dizajnuar për të krijuar mundësi të reja për kompanitë, duke shpejtuar rimëkëmbjen nga pandemia.  

“Sot, prodhimtaria është sektori i dytë më i madh i punësimit në të gjitha vendet e Evropës Juglindore dhe kontribuesi i tretë më i madh në bruto prodhimin vendor. Vlerësohet se prodhimtaria e lehtë siguron vende pune për 200,000 qytetarë vetëm në Serbi, dhe mbi 70 për qind e këtij punësimi gjenerohet nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM),” tha Liliana de Sá Kirchknopf, udhëheqëse e Divizionit të SECO-s për Zhvillim të Sektorit Privat.

“Duke promovuar integrimin ekonomik të sektorit të prodhimtarisë të Ballkanit Perëndimor si brenda rajonit ashtu edhe me zinxhirët globalë të vlerave, SECO synon të kontribuojë në krijimin e vendeve më të mira të punës për punëtorët lokalë dhe rritjen e të hyrave nga shitjet për NVM-të.”

Gjatë dekadës së fundit, prodhuesit nga Ballkani Perëndimor janë përpjekur të hyjnë në zinxhirët globalë të furnizimit, por jo të gjithë i kanë kapacitetitet dhe shkathtësitë për të krijuar lidhje me kompani ndërkombëtare.

Platforma e re digjitale që mundëson lidhjen e prodhuesëve me investitorët, blerësit dhe furnitorët është duke u zhvilluar së bashku me kompaninë Achilles, me seli në Mbretërinë e Bashkuar, një furnizues global i platformave të kontraktimit. Programi do të fokusohet tek prodhuesit vendorë në një larmi sektorësh, duke përfshirë automjetet, makineritë industriale, makineritë bujqësore dhe prodhimtarinë e lehtë.

“Teksa dalim nga kriza e COVID-19, Ballkanit Perëndimor i jepet mundësia të tërheqë investime të reja private, të krijoj vende pune me shkathtësi të larta dhe për t’i rritur të hyrat,” tha Ary Naïm, Menaxher Rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore.

“Me këtë program ne synojmë të lidhim ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga rajoni me zinxhirët globalë dhe rajonalë të vlerave, duke u ndihmuar të përmirësojnë konkurrueshmërinë dhe të rriten më shpejt.”

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Prill 2021

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Basri Maksuti për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve të votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Rolling Film Festivali i cili organizohet nga OJQ Roma Versitas Kosovo dhe Romawood mban konferencën për media. (Kino Armata, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Fondi i Sfidave të Kosovës organizon eventin online për shpalljen e thirrjes së parë për shprehje interesi, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues. (Platforma Zoom, ora 11:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Partia Liberale Egjiptiane do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me te drejtën e tyre të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit Serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit. (Gjykata Kushtetuese, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me një studim hulumtues për qytetarët kosovar që vizituan Shqipërin dhe Malin e Zi, si pasojë e kufizimit dhe mbylljes në Kosovë e që këto patën pasoja ekonomike dhe financiare për vendin tonë. (Zyret e AKB-së, ora 13:30)