29 Mars 2024

Honda me model të ri dhe të lirë hibrid

Tokio, 9 gusht - Koncerni japonez i automobilave Honda po përgatitet që në tetor në tregun në Japoni ta lëshojë në shitje modelin e ri hibrid, që do të jetë më i liri në treg, njoftuan mediat lokale, të cituara nga agjencitë.

Modeli i ri “Fit” do të kushtojë rreth 1,6 milionë jenë (përafërsisht 18.500 dollarë). Rekordi paraprak ishte gjithashtu i Hondas – modeli “Insajt”, ndërsa shitej për 1,9 milionë jenë (rreth 22.000 dollarë).

Shpenzimi i derivatit në motorin elektrik-benzinë i modelit të ri do të jetë 2,5 litra në 100 kilometra.

Vendimi i Hondës që në tetor ta lëshojë në shitje modelin e ri hibrid lidhet me skadimin e afatit të programit për stimulim të blerësve të automobilave ekologjikë të parrezikshëm përmes çmimeve jashtëzakonisht të ulura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)