28 Mars 2024

Hiqet moratoriumi për shpim-kërkimin e naftës

Washington, 19 tetor - Administrata Obama hoqi moratoriumin për operacionet e shpim-kërkimit në ujërat e thella për naftë dhe gaz natyror në Gjirin e Meksikës, moratorium që u vendos pak aksidentit në Gji në muajin prill, i cili shkaktoi 11 të vdekur dhe u pasua me derdhjen më të madhe të naftës në histori. Siç thuhet në materialin në vazhdim, reagimi nga sektori i energjitikës dhe udhëheqësit politikë të shteteve të Gjirit të Meksikës ka qënë pozitiv, por i rezervuar.

Guvernori i Teksasit, Rick Perry, i cili ngriti padi kundër qeverisë federale lidhur me ndalimin e operacioneve të shpimit, mësoi rreth heqjes së moratoriumit gjatë një vizite në Houston. Guvernatori republikan u shpreh me rezervë në përgjigjen e tij.

"Djalli është gjithnjë tek hollësitë, prandaj le t’i hedhim një vështrim se çfarë thuhet në vendimin për heqjen e moratoriumit, madje ne do të vazhdojnë përpjekjet tona nëse shikojmë kufizime në aftësitë tona për të krijuar vende pune dhe për të bërë kërkime për naftë në ujëra të thella".

Guvernori republikan i Luizianës, Bobby Jindal, shteti i të cilit është dëmtuar më shumë nga derdhja e naftës së kompanisë BP dhe humbja e vendeve të punës si pasojë e moratoriumit, tha se vendimi i Shtëpisë së Bardhë për heqjen e moratoriumit ishte një lajm i mirë, që duhettë ishte marrë shumë më parë.

Anëtarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Sheila Jackson Lee, e cila përfaqëson distriktin e Houstonit, tha se njoftimi i Shtëpisë së Bardhë ishte lajm shumë i mirë për rajonin e Gjirit të Meksikës.

"Administrata Obama do ta heqë moratoriumin dhe është e qartë se demokratët dhe republikanët e kuptojnë rëndësinë e industrisë energjitike në këtë rajon. Administrata Obama na e bëri të qartë shumë prej nesh në Kongres se do të bëhej një shqyrtim i hollësishëm, por ata e bënë të qartë edhe vendimin se ky moratorium do të hiqej para 30 nëntorit. Administrata nuk është kundër Teksasit; nuk është kundër shpimeve në ujërat e thella. Në fakt, presidenti amerikan, para aksidentit të tmerrshëm të kompanisë BP, la të kuptonte angazhimin e tij për shpimet e naftës në bregdet".

Zonja Jackson Lee tha se një përpjekje ndërpartiake e senatorëve dhe kongresmenëve nga shtetet e Gjirit si Teksasi, Luiziana dhe Mississippi ndikuan presidentin Obama dhe Sekretarin e Burimeve Natyrore, Ken Salazar që të hiqej moratoriumi sa më parë që të ishte e mundur.

Zyrtarët federalë llogarisin se vendimi për ndalimin e shqimeve në ujërat e thella shkaktoi humbjen e 8 mijë deri 12 mijë vendeve të punës. Por zyrtarët në Luiziana thanë se shumë kompani të vogla e ndjenë më tepër ndikimin e moratoriumit se sa kompanitë e mëdha që kishin më shumë burime financiare.

Një ekspert i energjisë në Houston me një opinion të fuqishëm lidhur me këtë objekt, është ish presidenti i kompanisë Shell Oil John Hofmeister, i cili tani drejton organizatën private, Citizens for Affordable Energy.

"Ky moratorium ishte një ide negative që në fillim dhe nuk ishte i domosdoshëm. Industria ka operuar në mënyra të sigurta, me përjashtim të aksidentit të tmerrshëm të BP-së. Nuk pati një kriter për ndalimin e punës së 33 platformave për shpimin e naftës. Ato të gjitha kaluan inspektimin. Ky ishte një akt politik për të cilin do të ketë pasoja politike dhe më vjen keq që e them këtë".

Zoti Hofmeister tha se dëmet e shkaktuara nga moratoriumi dhe veprime të tjera nga administrata Obama, që kanë ngadalsuar prodhimin e naftës në vend do të bëjnë që çmimi i naftës në Shtetet e Bashkuara të dyfishohet deri në vitin 2012. Ai tha se kufizimet për prodhuesit e naftës në vend ka të ngjarë të shtojnë importet për të përmbushur kërkesat në rritje për energji në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarë të administratës Obama thonë se shpimet në Gjirin e Meksikës nuk ka të ngjarë të fillojnë së shpejti sepse kompanitë përkatëse duhet të përmbushin kërkesa të reja sigurie.

Zyrtarët thonë se mund të duhen disa javë për miratimin e lejeve për shpimet e naftës. Por Sekretari amerikan i Burimeve Natyrore Salazar tha se kompanitë, të gatshme të zbatojnë rregullat, mund të operojnë në Gjirin e Meksikës, ku nxirret më shumë se 30 për qind e naftës në Shtetet e Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)