Hibridi modeli më i vogël i Honda-s
Paris, 1 shtator - Panairi i sivjetmë i veturave në Paris, mund të thyej rekordin për nga numri i modeleve hibride të prezantuara. Këtij grupi do ti bashkëngjitet edhe Honda, i cili do të prezantoj modelin Jazz Hybrid.
Pas hibridit Insight dhe CR-Z, tani ka ardhur radha për modelin më të vogël nga oferta japoneze, atë Jazz, i cili ka marrë të njëjtin motor benzinë-elektrik sikurse modeli Insight. Kjo nënkupton se nën kapak gjendet motori katër cilindrash 1.3 atmosferik, i cili në çift me elektromotor, zhvillon 102 kuaj fuqi.
Honda për momentin nuk ka zbardhur të dhënat e performancave, por mund të pritet që Jazz të jetë më i shpejtë dhe më kursimtar se Insight për shkak të peshës më të vogël.
Edhe pse Honda ende nuk e ka vërtetuar çmimin, ai do të sillet rreth 12.000 euro.