20 Prill 2024

GM ktheu borxhin ndaj qeverive të SHBA-ve dhe Kanadasë

Detroid, 23 prill - General Motors (GM) ktheu 8.1 miliardë dollarë prej huasë të cilën e mori nga qeverite e SHBA-ve dhe Kanadasë.

„Kjo është një shenjë se prodhuesi më i madh amerikan i automjeteve është në rrugë të mbarë të dalë nga kriza“, njoftoi drejtori i përgjithshëm i kompanisë.

General Motors mori gjithsej 52 miliardë dollarë ndihmë nga qeveria merikane dhe 9.5 miliardë dollarë nga qeveria e Kanadasë, meqë kompania automobilistike vitin e kaluar ishte para falimentimit.

Borxhi është kthyer pesë vjet para afatit, gjë që tregon se kompania planifikon ta ulë pjesën e pronësisë shtetërore në General Motors, transmetojnë mediumet amerikane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)