20 Korrik 2018

Gjilani investon në ujësjellësin të ri mbi 300 mijë euro

Gjilan, 7 gusht - Komuna e Gjilanit dhe Kompania Regjionale e Ujit “Hidromorava, kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit për realizimin e projektit të ndërtimit të sistemit të ujësjellësit për fshatrat Bilinicë, Verbicë e Kmetocit, Vrapqiq, lagjen Porodin, në anën e djathtë të rrugës qarkore Gjilan Prishtinë, dhe vlera e investimit është rreth 300 mijë euro.

Nënkryetari i Komunës Rexhep Kadriu, ka thënë se kjo marrëveshje është në funksion të bashkëpunimit dhe mbarvajtjes së punimeve në rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në këto lokalitete, ndërsa ka bërë të ditur se këto vendbanime asnjëherë nuk janë furnizuar me ujë të pijes dhe domosdoshmëri ka qenë rregullimi i ujësjellësit.

“Kërkesë e vazhdueshme e banorëve të këtyre fshatrave dhe lagjeve ka qenë ujësjellësi. Ne këtë do ta realizojmë në bashkëpunim me KRU “Hidromorava” e cila pas investimit do të jetë kompetente për menaxhimin e rrjetit në tërësi."

"Nga kjo marrëveshje Komuna e Gjilanit merr përgjegjësinë e financimit të projektit në tërësi, ndërsa KRU “Hidrimorava”, merr përgjegjësinë e udhëheqjes së të gjitha procedurave të tenderimit dhe mbykëqyrjes së punimeve deri në finalizimin e tyre. Kryetari Haziri gjithnjë fokusin e tij e ka vendosur në prioritetet për një jetë më të mirë të qytetarëve me kushte më të mira në infrastrukturën publike”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Ai më tej ka potencuar se në këto lokalitete Komuna e Gjilanit ka investuar edhe më parë në infrastrukturë si në rrugë, trotuare, ndriçim publik, apo projekte të tjera të ndryshme, mirëpo në këtë fazë do të investohet ujësjellësi, në bazë të standarteve të larta dhe me planifikime afatgjatë.

“Kemi investuar në forma të ndryshme nëpër këto lokalitete, mirëpo mungesa e ujit ka qenë barrë e rëndë për banorët e këtyre vendbanimeve. Fatkeqësisht shpeshherë edhe shkaku kryesor i braktisjes së fshatin ka qenë si pasoj e mungesës së ujit. Vlera e këtij projekti në tërësi është mbi 300 mijë euro”, ka thënë ai ndër të tjerash, duke bërë të ditur se me këto investime në ujësjellës po e mbyllim zotimin tonë që asnjë lokalitet nuk do të mbetete pa furnizim me ujë të pijes.

E nga ana e tij drejtori I KRU “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për këtë investim dhe njëkohësisht ka bërë të ditur se në këto lokalitete prioritare ka qenë prej kohësh ujësjellësi sepse asnjëherë nuk ka pas zgjidhje për këtë problem.

“Falënderojmë Komunën e Gjilanit e cila është përcaktuar për investimin e rrjetit të ujësjellësit në këto lokalitete. Ka qenë vërtetë kërkesë e kahmotshme e këtyre vendbanimeve që atje të bëhet kjo zgjidhje. Ne do të zhvillojmë procedurat dhe do të shfrytëzojmë kohën e mirë për fillimin e punimeve dhe do të jemi mbykëqyrës i gjithë punës që do të realizohet në terren. Burimet e ujit janë të siguruara dhe vetëm mbetet integrimi në rrjet. Shpresojmë shumë në bazë të planifikimit që kemi bërë, që ky projekt i përbashkët të kryhet në një kohë rekorde, sepse nevoja për ujë është shumë e madhe”, ka thënë Suliqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Korrik 2018

- Në Universitetin “Kadri Zeka ” në Gjilan mbahen provimet pranuese. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 9:00)

- Grupi inicues kundër rrënimit të objektit të shkollës së verbërve në Pejë mban një konferencë për media. (Sheshi në qendër të Pejës, ora 9:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Pishinës Olimpike në në Prizren, investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Palestra Sportive “Sezai Surroi” Prizren, ora 10:30)

- Nisin punimet për ndërtimin e rrugës  në fshatin historik - turistik Belle. (Kilometri i-të  përgjatë rrugës në grykën e Deçanit  afër hotel Kalaja, ora 10:00)

- Policia e Kosoves fillon shpërndarjen e broshurave sipas projektit "Për një vit më të sigurt në trafik” me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor, qoftë ata vendor, bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë dhe qarkullojnë npër rrugët e Kosovës. (Pikë Kalimi Kufitar në Merdar, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bashkëbisedojë me studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Kabineti i Presidentit, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Lipjanit. (Objekti i Komunës, ora 11:30)

- Komuna e Shtërpcës, Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim organizojnë ceremoninë e hapjes së ndërmarrjes sociale "Shoqata e Pavarur e Grave Sevcë" në fshatin Sevcë. (Ambientet e Ndërmarrjes Sociale në fshatin Sevcë, Komuna e Shtërpcës, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dekoron këngëtaren Era Istrefi me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. (Kabineti i Presidentit, ora  12:30)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione  takohet me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur për të diskutuar lidhur me çështjen e Personave të Pagjetur pas samitit të mbajtur në Londër. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, 13:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov. (Ndërtesa e MPJ-së, ora ora 13:15 - vetëm pamje)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën Marco Mantovanelli nënshkruajn marrëveshje për financimin e projektit të Ekonomisë Digjitale në Kosovë në vlerë prej  20.7 milion euro. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 14:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov mbajn konferencë për media do të mbahet. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 14:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 14:30 - vetëm pamje)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:10 - vetëm pamje)

- Në përkujdesjen e Komunës së Deçanit Kryetarit, Bashkim Ramosaj në bashkëpunim më zyrën e diasporës organizohet hapja e  panairit - verorë  2018. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)

- Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal organizon ceremoninë përmbyllëse të dhënies së Granteve. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Rritja e vetëdijës mbi migrimin, refugjatët dhe viktimat e konfliktit, si dhe eksplorimi i kulturës dhe identitetit përmes artit publik, bisedave dhe tregimeve, janë karakteristikat kryesore të ngjarjes 'Arti i Migrimit' që do të mbahet në Prishtinë. (Miqt Pub pranë Swiss Diamond Hotel, ora 17:00)