29 Maj 2020

Gjilani do t’i rrënojë ndërtimet pa leje që janë bërë gjatë kohës së pandemisë

Gjilan, 12 prill - Komuna e Gjilanit ka ndëprerë sot objektin e radhës, i cili është ndërtuar pa leje, gjatë periudhës që po zbatohen masat kundër Covid-19.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka njoftuar se nuk do të ketë tolerancë për ata që tentojnë të ndërtojnë, duke e shfrytëzuar kohën e pandemisë.

“Ne i kemi identifikuar dhe ndërprerë ndërtimet pa leje që janë bërë brenda një muaji. Rasti i fundit i ndërprerjes së punimeve për një objekt, i cili duket se është destinuar për motel, në këtë kohë kur ne po përballemi me masat kundër pandemisë, është shembulli më i keq”, ka thënë Haziri.

Ai ka apeluar qytetarët që mos tentojnë ta shfrytëzojnë pandeminë për aktivitete ndërtimore ilegale, sepse do të ndëshkohen keq, sipas ligjeve në fuqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)