19 Mars 2024

Gjilani do të bëhet me matës digjital të ujit

Gjilan, 14 nëntor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshin, vizituan Komunën e Gjilanit, meqë rast u takuan me kryetarin e kësaj komune Lutfi Hazirin, ku diskutuan rreth projekteve të cilat do të realizohen në vitet e ardhshme në këtë qytet.

Në takimin e përbashkët ministri Lluka, njoftoi udhëheqësin e komunës së Gjilanit se njëra nga projektet e ardhshme është ndryshimi i matësve të vjetër në ato digjitale dhe ndërrimi i gypave nga azbesti.

“Në Kosovë 58% e ujërave të prodhuar humbin si shkak i vjetërsisë së mjeteve, matjeve të gabuara dhe kyqjeve ilegale. Në këtë qeverisje ujërat kanë marrë një fokus të veçantë dhe do të luftohen problemet në këtë sektor. Në takim me kryetarin Haziri, kemi biseduar për ndryshimin e matësve të vjetër në ata digjital si dhe ndërrimin e gypave nga azbesti”, tha ministri Lluka.

I pari i MZHE-së, gjithashtu tha se qyteti i Gjilanit dhe rajonit janë më mirë për sa i përket humbjeve të ujit, ku nga gjithë uji i përpunuar humbin vetëm 52%, gjë që është pozitive mirëpo është një humbje shumë e lartë dhe kjo do të luftohet.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, falënderoi për vizitën ministrin Lluka dhe Matoshi dhe tha se mirëpret bashkëpunimin për zhvillim të mëtutjeshëm të qytetit dhe fshatrave të Gjilanit. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)