20 Shtator 2018

Gjilani, 800 mijë euro për rrjet të ujësjellësit

Gjilan, 19 dhjetor - Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të Komunës së Gjilanit, CDI-DORSCH-it (zyra e qeverisë zvicrane) dhe Kompanisë Regjionale të Ujit “Hidromorava”, për investimin e rrjetit të ujësjellësit në lagjen “Porodin”, fshatin Verbicë e Kmetocit, Bilinicë, Vrapqiq dhe pjesën e djathtë të rrugës nga kolegji “Fama” e deri te pompa “Ferizi Petrol”, për të përfunduar deri te tuneli, që kap një vlerë të investimeve mbi 800 mijë euro.
 
“Pas nënshkrimit të kësaj kontrate, punimet pritet të fillojnë shumë shpejt. Pjesëmarrja është e ndarë në tri pjesë, ku CDI ka marrë përsipër furnizimin me gypa të kualitetit të lartë dhe ujëmatës, KRU “Hidromorava” ka marrë përsipër hartimin e projekteve dhe Komuna e Gjilanit pjesën tjetër që në total kap vlerën prej mbi 800 mijë euro. 467 mijë euro është bërë nënshkrimi i marrëveshjes, por kur kësaj i shtojmë edhe 350 mijë euro gypat dhe ujëmatësit, atëherë del shuma e cekur prej mbi 800 mijë euro dhe është zgjidhje e problemit me ujë të pijes për një kohë afatgjate”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Edhe Muhamet Suliqi, drejtor i KRU “Hidromorava”, ka thënë se kjo kompani, falë Komunës së Gjilanit dhe fondeve të qeverisë së Zvicrës - CDI, po mundësojnë zgjidhjen e problemit afatgjatë me ujë të pijes për banorët e lagjeve dhe fshatrave të ndryshme të Gjilanit.

Ndryshe, pas përfundimit të projektit, e gjitha kalon në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e KRU “Hidromorava”. 

Kalendari

Ngajrjet e datës 20 shtator 2018

 - Këshilli i Investitorëve Evropianë në bashkëpunim me Zyren e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Bankën Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim organizojn konferencën e nivelit të lartë 'Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë, “White Book 2018”. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Komuna e Gjilanit organizon aktivitetin "Dita pa Makina", që shënohet në kuadër të aksionit "Ta pastrojmë Kosovës". (Para shtatores se Rexhep Males e Nuhi Berishes, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon konferencën “Siguria Njerëzore, Problemi dhe Reagimi Institucional”. (Salla e konferencave Orion, përballë KINO ABC, ora 10:00)

- Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës bëhet përurimi i shtatoreve të heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e shtatoreve të Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi - Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci”, Drenas, ora 12:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Komunën e Pejës dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodini” në Pejë. (Komuna e Pejës, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të mbahet shqyrtimi i Projektligjit pÑ‘r Ratifikimin e Marrëveshjes për Pjesëmarrjen e Kosovës në programin Evropa Kreative për Mbështetjen e Sektorëve Kulturorë dhe Kreativë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)  

- Fillon asfaltimi i rrugëve në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. (Oborri i QKUK-së, ora 15:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore, Nebi Hoxha. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 15:00)

- Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës dhe forumZFD Programi në Kosovë organizojn konferencën tre ditore 'Rishikimi i ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësia tranzicionale në Ballkan' . (Fakulteti Filozofik, ora 15:30)

-  Kyetari i LDK-së Isa Mustafa mban mbledhje me kryetarë të degëve të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 17:00)