18 Prill 2024

Gjermania synon strategji më aktive industriale

Berlin, 7 maj - Ministri gjerman për Çështjet Ekonomike dhe Energjinë, Peter Altmaier shprehu dëshirën për krijimin e kushteve të favorshme për një ekonomi më novative e konkurruese për vendin dhe Europën.

Ai e tha këtë në ceremoninë e hapjes së një konference mbi strategjinë industriale kombëtare të Gjermanisë.

Altmaier propozoi politika më aktive në Strategjinë Industriale Kombëtare 2030 të paraqitur në shkurtin e sivjetshëm.

Për të parandaluar blerjet e padëshirueshme të kompanive nga investitorët e huaj, ministri gjerman sugjeroi që qeveria të marrë pjesë në zhvillimin e kompanive.

Ndërsa, Federata Gjermane e Industrive (BDI) ka kritikuar këtë metodë, duke i bërë thirrje qeverisë të ndryshojë këtë qëndrim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)