24 Gusht 2017

Gjermania do të pajis me softwerë mbi 5 milion makina

Berlin, 4 gusht - Prodhuesit gjermane të makinave janë angazhuar për të përshtatur mbi 5 milion makina me naftë, duke përditësuar softuerët, me synim uljen e ndotjes dhe për të nxitur shitjen e modeleve të vjetra.

Lidhur me këtë flet ministri gjerman i transportit Alexander Dobrindt tha se "5.3 milion makina do të konvertohen. Ky është angazhimi i industrisë së makinave në lande, por dhe i qeverisë federale. Do të jetë një masë e menjëhershme dhe e vlefshme, pasi prodhuesit po paraqesin zgjidhje softuerike për këto makina".

Shoqata e Industrisë së Automjeteve të Gjermanisë deklaroi se bëhet fjalë për makina me naftë, të prodhuara që nga viti 2009.

Sipas ministrit, qëllimi është zvogëlimi i emetimeve të oksidit të azotit me 25-30 për qind, dhe shifra e përgjithshme përfshin ato mjete që tashmë janë përshtatur nga Volkswagen.

Prodhuesit e automjeteve gjithashtu ranë dakord për vetëfinancim, që të nxitin përdoruesit e automjeteve të nxjerrin jashtë përdorimit makinat e vjetra. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Gusht 2017

- Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme me përkrahjen dhe asistencë nga KFOR-i do të zhvillojnë ushtrimin fushor “MASCAL”, me skenar rrëzimin e një aeroplani komercial, ku si pasoj ka lëndime në masë. (Aeroporti i Gjakovës, ora 9:00)

- Kryesia e OVL UÇK-së mbanë mbledhjen e radhës, e cila do të jetë e hapur edhe për media. (Selia e OVL UÇK-së, ora 13:00)

-  Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës ku do te behët zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)