15 Dhjetor 2017

Gjakova traditë e konsumit të prodhimeve vendore

Gjakovë, 7 dhjetor - “Javët e Biznesit Kosovar 2017”, kanë vazhduar me ekspozimin e mbi katër mijë prodhimeve vendore në Gjakovë nga mbi tetëdhjetë biznese kosovare. 

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se Gjakova dikur ishte vend i zhvilluar ekonomikisht e me shumë të punësuar, ndërsa tash disa vjet është shëndrruar në një vend tregtie e papunsie.

“Jemi këtu për të promovuar prodhimet vendore, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të stimuluar bizneset në atë mënyr për të rimëkëmbur e kthyer zhvillimin  dhe punësimin e qytetarëve në mënyrë që të mos largohen më qytetarët për punësim në vende të jashtme”, tha Shahini.     

Sipas tij Gjakova është traditë e konsumit të prodhimit vendor  dhe jemi këtu si shenjë respekti e falënderimi që jeni besnik i traditës kombëtare.

Ai kërkoi nga gjakovarët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që sa më shumë të konsumojnë prodhimet vemndore e të cilat janë më cilësore se ato të importuarat.

Kreu i AKB-së, tha se  misioni i tyre tash pesëmbëdhjetë vjet që po realizojnë “Javët e Biznesit Kosovar”, që ka qëllim kryesor të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve kosovare, të stimulojë bizneset vendëse, të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijojë mjedisë të favorshëm afarist për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.

Argjend Fetahu, koordinator i AKB-së në Gjakovë, tha se “Javët e Biznesit Kosovar” për herë të parë realizohen në Gjakovë, ku prodhimet e tyre po i promovojnë mbi 80 kompani dhe mbi 4 mijë produkte. Ai kërkoi nga gjakovarët që të komsumojnë prodhimet vendore në mënyrë që të ketë zhvillim më të hovshëm ekonomik, punësim, mirëqenie dhe  ndalje të eksportit të parave të gatshme.

Edhe Bashkim Osmani, pordhues i pijeve jo alkoolike Laberion Dona, kërkoi nga qytarët konsumimin e prodhimeve vendore, ku ne këtë përfitues do të jemi të gjithë si prodhuesit  ashtu edhe konsumtaorët dhe vendi në përgjithësi.

Isuf Berisha, prodhues i ujit Grand, tha se me konsumimin e prodhimeve vendore rritet edhe zhvillimi, punësimi e mirëqenia e të gjithëve. “Javët e Biznesit Kosovar”, është një projekt i cili po ndikon që pprodhimet vendore të jenë në secilën familje, por qytetarët duhet të  blejnë vetëm prodhime vendi që janë më të mirat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Dhjetor 2017 - Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, do të takojë Janez Kopac, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, me seli ne Vjenë ku do te bisedoj lidhur me gjendjen aktuale të përputhshmërisë me Traktatin e Komunitetit të Energjisë, nga ana e Kosovës. (Ndërtesae Kuvendit, salla N-303, ora 9:00)

- Ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës rreth zbatimit të Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së dhe Marrëveshjeve të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë;. (Ndërtesae Kuvendit, salla N 302, ora  10:00)

- Caritas Kosova do të dhurojë 25 shtretër me dyshekë dhe komodina, donacion për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Objekti i Klinikës së Kirurgjisë, ora 11:00)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të fillojnë me nënshkrimin e Peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës. (Sheshi Skenderbeu, ora 11:00)

- ARDA organizon ceremoninë e hapjes së Panarit Dimëror në Prishtinë. (Sheshi Skënderbeu, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndajres së certifikatave për 200 të rinj për pjesëmarrjen e tyre në trajnimin “Ndërmarrësi për të rinjtë e Kosovës”. (Ish Instituti i Historisë, tani ndërtesa e administratës së UP-së, afër Institutit Albanologjik të Kosovës, ora 11:30)

- Mbahet një konferencë për media lidhur me deklaratën e përbashkët të dhjetëra subjekteve joqeveritare për Projekt-ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës, i cili është duke u draftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe parashihet t'i dërgohet Kuvendit të Kosovës. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-se, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj takim me punonjësit e Administratës Tatimore të Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)

- Rrjeti Ballkanik i Gazetarise Hulumtuese, BIRN Kosova, ne bashkepunim me Qendren e Avokimit per Kulture Demokratike, ACDC, do te organizoje nje koktej rasti per ceremonine e ndarjes se çmimeve per 3 storiet me te mira gazetareske, ne kuader te iniciatives se perkrahur nga Ambasada Holandeze ne Kosove. (Kafe-librari, Dit' e Nat', 18:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës shfaq premierën e mbyllur të filmit të shkurtër ‘Një Muaj’ nga Zgjim Terziqi. (Cineplexx, salla nr. 5., ora 18:00)

-  Hapet ekspozita "Bri plagomës prej nga derdhet dhimbja" me fotografi të refugjatëve nga Kosova në Kukës gjatë luftës së vitit 1999, të autorit Fatos Lubonja. (Modelariumin e Arkitekturës mbrapa Ministrisë së Arsimit, ora 19:00)