01 Dhjetor 2020

GIZ mbështet Kompanitë Rajonale të Ujit në kohën e Covid-19

Prishtinë, 19 nëntor - Në përgjigje të Pandemisë Covid 19 dhe duke marrë parasysh nevojat dhe sfidat specifike me të cilat përballen kompanitë e shërbimit publik në rajon, Fondi Rajonal i Modernizimit të Shërbimeve Komunale GIZ në bashkëpunim të ngushtë me Organizatat Partnere ka përgatitur disa masa të financuara nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ).

Ndër veprimet që synojnë ndërtimin e kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së komunave dhe ndërmarrjeve të shërbimeve publike, GIZ siguroi paketa emergjente që përmbajnë dezinfektues dhe pajisje sigurie për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vlera totale e kësaj mase të përgjigjes Covid 19 është 400,000 euroo, ndërsa prokurimi i paketave të mbrojtjes emergjente arrin në rreth 200,000 euro.

Brenda kësaj mase dhe me mbështetjen e Shoqatës së Ujësjellësve dhe kanalizimit të Kosovës (SHUKOS), të 7 Kompanitë Rajonale të Ujit në Kosovë morën pako emergjente që përmbajnë dezinfektues, maska, dorëza, kostume mbrojtëse, maska të plastifikuara, çizme, etj., në vlerën totale të rreth 30,000 euroO. Paketat do të dorëzohen në periudhën 18 - 22 nëntor 2020.

Peter Wolf, Menaxher i Fondit Sektorial të Fondit të Hapur Rajonal për Evropën Juglindore - Modernizimi i Shërbimeve komunale, thot që qëllimi kryesor i fondit është të mbështesë komunat dhe shërbimet publike në ofrimin e shërbimeve komunale përmes bashkëpunimit rajonal dhe rrjeteve.

"Për shkak të pandemisë Covid-19, qeveritë lokale dhe shërbimet publike janë nën presion më shumë se kurrë për të siguruar shërbime adekuate dhe për të përmbushur standardet e larta të higjienës. Në Kosovë si në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ne duam t'i japim mbështetje të veçantë shërbimeve publike me anë të pajisjeve dhe materialeve mbrojtëse në mënyrë që ata të mund të ofrojnë shërbime adekuate dhe të përmbushin standarde të larta të higjienës në mbrojtjen e objekteve, vendeve të punës, hapësirave publike dhe natyrisht të mundësoj  mbrojtjen sa më të mirë të mundshme të punëtorëve. Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim prezantoi disa masa mbështetëse për të forcuar kapacitetin e ndërmarrjeve dhe vlera totale e kësaj mbështetje për të 6 vendet në rajon është 400,000 euroo. "

Megjithëse asnjë ngjarje publike nuk është organizuar për shkak të pandemisë Covid-19, zyrtarët nga organizatat partnere dhe kompanitë përfituese të ujit kanë shprehur mirënjohje për këtë mbështetje Gjermane në kohën e pandemisë Covid-19 kur komunat dhe ofruesit e shërbimeve publike janë prekur shumë nga ndikimi i saj .

"SHUKOS vlerëson bashkëpunimin e ndërtuar me GIZ dhe është mirënjohës për mbështetjen që ka marrë prej disa vitesh tashmë përmes Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim. Në këtë drejtim, ne shpresojmë që të intensifikojmë bashkëpunimin tonë përmes krijimit të qendrës së trajnimit SHUKOS dhe zbatimit të mëtejshëm të Menaxhimit të Aseteve në sektorin e shërbimit të ujit. Konkretisht, me këtë mbështetje të 7 Kompanitë Rajonale të Ujit marrin materiale dhe pajisje mbrojtëse për punonjësit për të zbutur efektet e pandemisë Covid-19 dhe për të mbrojtur më mirë veten dhe shëndetin e konsumatorëve ".

KRU”Prishtina” e vlerëson kontributin e tyre të jashtëzakonshëm ( GIZ ) ,duke i falënderuar pafundësisht dhe se nuk është hera e parë që,  ofrojnë mbështetje për Ujësjellësin e Prishtinës në të gjitha fushat  dhe të gjithë ujësjellësve të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Dhjetor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë në të cilën do të behët plotësimi i listës së dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Drejtorit të AKI-së raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)

- Campus France, Ambasada Frnceze në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë Panairin e tretë Universitar Francez në Kosovë. (online -https://tourneebalkanskosovo.com, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i 5-të virtual i Green Business Expo. (Businessexpo.greenkosovo.com, ora 10:30)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Ministrinë e Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike diskuton lidhur me rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian” me të ftuar ministrat dhe përfaqësuesit e agjencive të pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Gani Berisha lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga deputetja Eliza Hoxha, mbajnë konferencë për media në të cilën do të flasin për shtatoren e re të Skënderbeut, punën e dobët artistike dhe lokacionin jo adekuat. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 11:00)  

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, do të mbajë konferencë për medie. (Te stacioni i autobusëve urbanë “Katedralja”, ora 13:00)

- Zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë raportojn para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis rreth importimit të vajit të palmës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin online "Kuvendi përballë dialogut Kosovë-Serbi”, me deputetët e Kuvendit të Kosovës. (Paltforma Zoom dhe Live në faqen e KDI-së në Facebook, ora 13:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban diskutimin “Rimëkëmbja nga viti 2020: Si të rindërtojmë ekonominë dhe politikat sociale në vitin 2021?”. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)