26 Shkurt 2021

Gazpromi rus për herë të parë që nga themelimi po operon me humbje

Moskë, 19 maj - Portali rus, “Lenta.ru”, raporton se kompania më e madhe ruse e prodhimit dhe tregtimit të gazit, Gazprom, për herë të parë që nga themelimi e përfundon tre mujorin e parë me humbje.

Tradicionalisht periudha e dimrit ku hynë tre mujori i parë, janar-prill, është periudha më fitimprurëse për kompaninë, pasi që kërkesat për gaz dhe çmimet janë më të larta.

Por këtë vit si pasoj e rënies së kërkesave për gaz, rënies së çmimeve të gazit si dhe pandemia e COVID-19, kanë ndikuar që kompania tremujorin e parë ta mbyllë me humbje prej rreth 4.2 miliardë dollarë.

Në vitin e kaluar kompania në tremujorin e parë kishte raportuar fitim prej rreth 2.7 miliardë dollarë.

Vitin e kaluar deri në fund të vitit fitimi ishte rritur por për shkak të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhi të Stokholmit, për tija paguar Naftagazit ukrainas, gjobën në vlerë prej mbi 2.5 miliardë dollar, fitim i Gazprom në fund  të vitit ishte vetëm rreth 2.2 miliardë dollarë.

Duke e ditur që tremujori i parë në aspektin financiar është më i miri, Gazprom pritet ta mbyllë fund vitin me humbje edhe më të mëdha, çka do të ndikoj negativisht në buxhetin e Federatës Ruse, buxhet i cili kryesisht bazohet në të hyrat nga nafta dhe gazi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)