21 Gusht 2018

Gazpromi do të investojë 3,2 miliardë dollarë në Rrjedhën Turke

Moskë, 17 janar - Aleksander Medvedev, nënkryetari i komitetit drejtues i Gazpromit deklaroi se në vitin 2018 planifikojnë të investojnë 3,2 miliardë dollarë për ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha Turke”.

Në vitin 2017 Gazpromi kishte investuar 92,8 miliardë rubla (rreth 1,6 miliardë dollarë) për gazsjellësin “Rrjedha Turke”, i cili ka nisur të ndërtohet në 7 maj 2017.

Projekti parashikon ndërtimin e dy tubacioneve, secili me kapacitet 15,75 miliardë metra kub.

Tubacioni i parë do të përballojë nevojën e Turqisë për gaz dhe pritet të vihet në punë në mars të 2018-s. Kurse tubacioni i dytë që do të shkojë deri në Evropë parashikohet të përfundojë në vitin 2019.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2018  - Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon manifestimin qendror, kushtuar festës së Kurban - Bajramit Xhamine e Madhe në Prishtinë. (Xhamia e Madhe në Prishtinë, ora 5:10)

- Me rastin e festës së Kurban - Bajramit, Ditën e parë, kryesia e e Bashkësisë Islame të Kosovës, si tradicionalisht organizon pritje përurimi. (Selia e Kryesisë, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e Festës së Kurban Bajramit, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Bashkësia Islame e Kosovës, ora 9:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Selia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ora 10:30)

- Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do të bëjë dorëzimin e dhuratave si donacionit në vlerë prej 7.500 euro për 250 fëmijë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. (Klinika e Pediatrisë, ora 12:30)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do të shpërndajë dhurata për 70 fëmijë te SOS Fshatit në vlerë prej 2.450 euro. (SOS Fshati, ora 13:30)

- Mbahet Festivali i promovimit të Kulturës dhe Muzikës Romë në Graqanicë. (Lagja rome në Graqanicë, ora 18:00)