17 Janar 2021

Furnizimi global me naftë u rrit në korrik


Prishtinë, 13 gusht - Furnizimi global i naftës u rrit me 2.5 milionë fuçi në ditë në 90 milionë fuçi në ditë në korrik pasi Arabia Saudite i dha fund frenimit të saj vullnetar me një milion fuçi në ditë, Emiratet e Bashkuara Arabe tejkaluan objektivet e parapara nga OPEC+, ndërkaq prodhimi amerikan filloi të rikuperohet, sipas raportit mujor të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) rriti prodhimin e naftës së papërpunuar nga niveli më i ulët në gati 30 vite në qershor. Me 23.75 milionë fuçi në ditë, prodhimi i naftës së papërpunuar të OPEC-ut u rrit me 1,2 milion fuçi në ditë muaj pas muaji dhe 5,5 milion fuçi në ditë nga viti në vit, sipas Raportit të Tregut të Naftës të IEA-së për gusht 2020.

IEA deklaroi se ndërsa OPEC+ zvogëlon masat me gati 2 milionë fuçi në ditë këtë muaj, prodhuesit e tjerë rivendosin vëllimin e frenimit, kompensimi për prodhimin e mëparshëm të OPEC+ mund të mbajë furnizimin botëror të qëndrueshëm në gusht.

"Kërkesa globale e naftës pritet të jetë 91.9 milionë fuçi në ditë në vitin 2020, me një rënie vjetore prej 8.1 milionë fuçi në ditë. Në këtë raport, ne e zvogëlojmë parashikimin tonë për vitin 2020 me 140 milionë fuçi në ditë, ulja e parë në disa muaj, duke reflektuar ngecjen e lëvizshmërisë pasi numri i rasteve të koronavirusit (COVID-19) mbetet i lartë, dhe sektori e aviacionit mbetet i dobët", tha agjencia.

Për më tepër, IEA vlerëson se virusi vazhdon të ndikojë në transportin rrugor pasi njerëzit shmangin udhëtime jo thelbësore dhe puna nga shtëpia mbetet normë në shumicën e vendeve perëndimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020

- Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)