28 Mars 2024

Foxconn hap fabrike në Uiskonsin

Uiskonsin, 28 korrik - Banorët e shtetit amerikan të Uiskonsinit mirëpritën lajmin për planet e një prodhuesi të pajisjeve elektronike nga Tajvani për të ndërtuar në këtë shtet një fabrikë me kosto prej 10 miliardë dollarësh. Fabrika e re e kompanisë Foxconn pritet të krijojë mijëra vende të reja pune në këtë shtet.

Disa banorë të Uiskonsinit ndoqën njoftimin e djeshëm të presidentit të kompanisë Foxconn në Shtëpinë e Bardhë.

"Mendoj se është një gjë shumë e mirë dhe do të krijojë shumë vende pune. Do të kemi ndërtime dhe shumë vende pune për njerëzit e kësaj zone".

Foxconn prodhon ekrane televizorësh dhe është një nga furnizuesit kryesor të kompanisë Apple. Presdenti Donald Trump tha në një takim me drejtuesit e Foxconn-it se angazhimi i kompanisë për të investuar në Uiskonsin ishte rezultat i fitores së tij në zgjedhjet presidenciale.

"Investimi i miliarda dollarëve këtu në Amerikë dhe krijimi i mijëra vendeve të punës është ajo që ne duam".

Foxconn lëshoi një deklaratë në të cilën premtonte se do të investonte 10 miliardë dollarë gjatë katër viteve të ardhshme për të ndërtuar një fabrikë që do të krijonte 3,000 vende pune në Uiskonsin.

Premtimi i kompanisë shihet me rezerva nga disa, pasi katër vjet më parë ajo bëri një premtim të ngjashëm për ndërtim të një fabrike dhe për krijim e qindra vendeve të punës në Pensilvani, por fabrika kurrë nuk u ndërtua.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)