08 Mars 2021

Fillon inspektimi, kontrollimi teknik dhe leximi i detajuar i ujëmatësve

Prishtinë, 20 korrik - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" (KRUP) ka njoftuar të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se, kemi formuar komisione të veçanta për inspektimin, leximin dhe kontrollimin teknik të secilit ujëmatës.

Këto komisione kanë filluar punët në terren që nga dita e sotme.

"Andaj, ju që keni shqetësime rreth faturimit ( leximit), mosfunksionimit të ujëmatësit (kontrollimit teknik)  apo çfarëdo forme tjetër që ndërlidhet me ujëmatës, nga sot ne jemi në terren për zgjidhjen e problemeve të kësaj natyre."

"Ndërsa nga ju kërkojmë që të vazhdoni me realizimin e pagesave për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, poashtu mundësia e lehtë për kryerjen e obligimeve financiare ndaj shërbimeve ende vazhdon, si riprogramimi i borxheve të akumuluara me këste mujore 12-36 muaj", thekson KRUP .

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Mars 2021 - Institucioni i Avokatit të Popullit organizon një tryezë diskutimi në lidhje me publikimin e dy raporteve me rekomandime në të cilën do të merr pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Oda e Mjekëve ndan mirënjohje përkujtimore për mjekët që janë ndarë nga jeta gjatë vitit 2020 dhe  institucionet shëndetësore mbështetëse të rajonit të Prishtinës, për kontributin e dhënë në luftën kundër pandemisë. (Qendra e Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Programi për Drejtësi Komerciale në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo, organizojnë diskutim rreth ngritjes të vetëdijes për bizneset fillestare të sapo themeluara dhe sipërmarrësit e rinj me fokus në drejtësinë komerciale, pjesa e sistemit të drejtësisë që siguron çasjen e bizneseve në drejtësi. (Innovation Centre Kosovo -https://www.facebook.com/ickosovo, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësorë jashtë vendit në të cilën do të merr pjesë Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. (Salla e sporteve në kazermën ''Adem Jashari'', ora 10:45)   

- Partia Liberale Egjiptiane dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme për anulimin edhe të pesë vendvotimeve tjera. (Gjykata Supreme e Kosovës, ora 11:00)