17 Janar 2021

Edhe 12 muaj kohë shtesë për të aplikuar për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Prishtinë, 11 gusht - Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka marrë vendim që afati për dorëzimin e aplikacioneve për legalizimin e ndërtimeve pa leje të vazhdohet për 12 muaj, pra deri më 04 shtator 2021 në mënyrë që qytetarëve t’iu mundësohet kohë shtesë për të dorëzuar aplikacionet për legalizim.

Duke parë situatën në terren, ky vendim ka ardhur si rezultat i nevojës për kohë shtesë për të arritur qëllimin e Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje dhe duke përfshirë këtu faktin se komunat vazhdojnë të punojnë me kapacitete të limituara për shkak të pandemisë, si dhe rrethanave tjera që kjo situatë ka shkaktuar në tërësi.

Vendimin e plotë për vazhdimin e afatit për dorëzimin e aplikacioneve për legalizimin e ndërtimeve pa leje i nënshkruar nga ministri i MEA-së, Blerim Kuçi mund të gjendet në linkun e Gazetës Zyrtare më poshtë dhe të bashkëngjitur në këtë e-mail.

Programi i Qeverisë së Kosovës për trajtimin e ndërtimeve pa leje (programi i legalizimit) është një iniciativë e rëndësishme që pritet të prodhojë përfitime të prekshme për qytetarët e Kosovës, përfshirë këtu përmes sqarimit të të drejtave pronësore përmes regjistrimit në Kadastër dhe në Regjistrin e të Drejtave në Pronë të Paluajtshme (RDPP) dhe duke e zhbllokuar kapitalin aktualisht të kyçur në ndërtimet pa leje, që do të mund të përdoret për të nxitur rritjen ekonomike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020

- Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)