03 Korrik 2020

Disa zona të Fushë Kosovës mbesin pa ujë nga ora 10:00

Prishtinë, 7 qershor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' ka njoftuar për shkak të sanimit të gypit të ujit azbest me diametër fi 200 mm në rrugën "Nënë Tereza" në Fushë Kosovë, janë deturuar të ndërprejnë furnizimin me ujë të pijshëm , duke filluar nga ora 10:00 - 16:00.

KRUP bën të ditur se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendngjarje për të filluar me  sanimin e tij.

Pa ujë të pijshëm do të mbeten tri zona të Fushë Kosovës: rruga " Nënë Tereza"  ana e majtë në tërësi nga rruga Prishtinë-Fushë Kosovë, fshati Uglar dhe fshati Bresje.

Intervenimet në riparimin e gypave me diametër të madh, pasojnë edhe me ndërprerje të furnizimit me ujë, për aq kohë sa zgjatë sanimi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Korrik 2020

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, viziton Republikën e Shqipërisë ku do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama. (Pallati i Brigadave në Tiranë, ora 10:00)

- Ministri  i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, viziton Komunën e Deçanit, ku pritet në takim nga kryetari Bashkim Ramosaj. (Salla e Asamblesë Komunale, Deçan, ora 10:00)

- Ambasadori hungarez në Kosovë, Laszlo Markusz, viziton Komunën e Gjakovës. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:45)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç’rast do të publikoj raportin “Pagesat e Vendimeve Gjyqësore nga Komunat - Vitet 2017, 2018, 2019”. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama mbajnë konferencë e përbashkët për shtyp. (Pallati i Brigadave në Tiranë, ora 11:15)

- Hapet ekspozita “Ditarët e Depresionit” e realizuar nga Ferdi Limani. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë, ora 12:00)

- Banorët e lagjes ”Qendra” protestojnë, të pakënaqur me shërbimet komunale. (Rr.“Rexhep Luci”, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flasin deputetët Arbërie Nagavci dhe Hajrulla Çeku. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Presidenca e Shqipërisë, ora 13:10)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Zyra e Kryetarit të Kuvendit, ora 14:00) 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. (Zyra e Kryetarit të Bashkisë, ora 14:45)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Zyra e Kryetarit të PD-së, ora 15:30)