29 Shkurt 2020

Dëmtohet tubi i ujit me diametër fi 250 mm, në rrugën “Hani i Dilit” në Prishtinë

Prishtinë, 7 shkurt - Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme, në rrugën “Hani i Dilit” në Prishtinë është dëmtuar tubi i ujit , polietilen me diametër fi 250 mm.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes me të gjitha mjetet e punës pë sanim.

Për shkak të pengesave të shumta të kabllove elektrike të vendosura mbi atë gyp dhe thellësisë së gypit prej rreth 2 metrash, punët janë vështirësuar në ndërkohë, por ekipet me çdo kusht dhe punë të pandërprerë, në afatin sa më të shkurtë do ta rikthejnë furnizimin me ujë të pijshëm për lagjet dhe rrugët: “ Bajram Bahtiri”, rruga e “ Llapit”, rruga “ Lidhja e Prizrenit” te Tregu i Gjelbërt, rruga” Ramë Govori”, rruga” Drenica 1” rruga” Vëllezërit Fazliu”, “ Mbreti Piro”, “Mic Sokoli” dhe disa rrugicë në atë zonë.

Vështirësitë e dala përgjatë sanimit të defektit kanë zgjatur punimet e paplanifikuara.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina kërkon mirëkuptim nga të gjithë konsumatorët e zonave të lartëcekura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 shkurt 2020 - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore pa pagesë për sëmundje të traktit urinar ku me pas do të ketë prononcim për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK). (Hotel International Prishtina & SPA, ora 10:00)

- Qendra e Levizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes në Arbëri, ora 11:00)

Anibar International Animation Festival organizon bashkëlexim dhe diskutim në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë ora 12:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse për Garën Kombëtare për Kitarë, ku do të shpallen rezultatet dhe fituesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Qershor 2020, në Monheim në Gjermani. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 18:00)