29 Mars 2024

Dëmtohet gypi i ujit në rrugën" Ilaz Kodra" në Prishtinë

Prishtinë, 13 maj - Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 250 mm, në rrugën “ Ilaz Kodra ” në Prishtinë.

Kështu ka njofutar Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” e cila ka theksu po ashtu se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin në tub.

"Jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm deri në  sanimin e  defektit  në :  rruga  ” Ilaz  Kodra ”,  një  pjesë  e  lagjes  Dardania ( vetëm katet e larta)  dhe  banesat e “arabëve” në  lagjen  Kalabria  në  Prishtinë".

"Me të gjitha mjetet e nevojshme për sanim, ekipet teknike janë duke punuar intensivisht që të sanojnë defektin sa më shpejtë në mënyrë që furnizimi me ujë të iu rikthehet konsumatorëve të zonës", ka deklaruar KRU Prishtina
 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)