25 Shtator 2021

Dëmtohet gypi i ujit, disa lagje të Fushë Kosovës mbesin pa ujë

Prishtinë, 23 korrik - Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e dëmtimit të linjës DN 200 mm AC në Fushë Kosovë në orën 04:00 të mëngjesit të ditës së sotme, janë detyruar të ndërpresin furnizimin me ujë të pijshëm për këto lagje: fshati Bresje, Uglar, rruga " Nënë Tereza" duke filluar nga Euromed ana e majtë deri te stacioni i trenit.

Dëmtimi është në mes të rrugës dhe në thellësi të madhe.

Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren intensivisht me sanimin e defektit.

Furnizimi me ujë rikthehet pas sanimit, me çrast ekipet po punojnë me kapacitete të plota për punë që defekti të eliminohet sa më shpej

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)